KORÇË - Procedohen penalisht nga komisariati i policisë së Korçës rreth 15 persona të cilët kanë protestuar ditën e djeshme.
Gazetarja e Report Tv, Iris Rezhda raporton se procedimi është bërë për shkak të bllokimit të aksit nacional Korçë - Pogradec, në fshatin Çiflig (Lexo këtu). Protestuesit e proceduar do të japin deklaratat në komisariat ditën e sotme. Ndërkohë që pritet vendimi i gjykatës lidhur me ta.
Një ditë më parë, protestues të zonës të mbështetur edhe nga PD-ja, mbajtën të bllokuar rrugën për rreth një orë, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.