TIRANË-Gjykata ka liruar nga burgu njëri nga protestuesit e arrestuar dy ditë më parë, ndërsa për të të dytin ka ndryshuar masën duke e lënë në ‘arrest shtëpie’. Për Kujtim Yllin janë rrëzuar të gjitha akuzat për shkatërrim prone, pasi nuk janë gjetur prova që e implikojnë, ndërsa për Romeo Llullën nga arrest me burg është vendosur arrest shtëpie për aktet e vandalizmit.
Jashtë ambienteve të gjykatës së Tiranës ishin të pranishëm deputetë të PD dhe familjarë të dy të arrestuarve. Në përfundim të seancës, deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se “Presionet nuk funksionojnë, banorët nuk lodhem, në fund do të triumfojnë këta banorë kundër klikës së Ramës” tha demokrati.
Banorët e Unazës së Re para tre netësh protestuan duke bllokuar rrugën me blloqet e betonit, thyen sinjalistikën, u vendosën zjarrin koshave të plehrave dhe prishën rrethimin e kantierit të firmës së ndërtimit (lexo këtu). Të nesërmen, pas protestës u arrestuan Ylli dhe Llulla, të cilët sot dolën para gjykatës, ndërsa 20 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Ndërkohë që nga banorët e Unazës së Re janë në burg tre persona. I pari 18-vjeçari Daniel Drobaj që i hodhi kapsollën polices Ina Nuka para Kuvendit në protestën e 22 nëntorit, ndërsa në qeli janë lënë edhe Dorjan Protoduari, i cili udhëhiqte protestën para Parlamentit dhe Ilias Sketiraj, personi që tentoi të qëllojë Ramën me këpucë te Spitali Ushtarak. Për Sketirajn, gjykata ka dhënë masën 30 ditë burg.
Banorët e Unazës së Re që preken nga projekti dhe që kanë banesat pa leje vijojnë protestën prej 27 ditësh duke kërkuar dëmshpërblim të plotë, ndërsa qeveria ka përcaktuar se shpronësim do të ketë vetëm për ata që kanë shtëpitë me dokumentacion të rregullt dhe për pjesën tjetër bonus qiraje dhe strehim social.
Fahrri Ballinjtë batakçinj!
PërgjigjuGjykatat veprojne sipas presionit politik . Bllokimi i rrugeve eshte veoer oenale per te cilen nuk ka tolerim . Kur sheh krricin e Fahriut qe japardisej me puro dhe drejton protesten jo te banoreve por te opozites , them me vete , ku arritur PD profesoreve dhe akademikeve . Parti Nok , Strazi , Aldo dhe Paloka . Turp
PërgjigjuNë Burg edhe këtë balli plehun komunist
PërgjigjuHahahahaha sipas informacioneve njeri nga te dy nuk ka familje fare dhe as shtepi. Ne polici ka thene se me ksne bllokuar leket ne amerike prandaj po protestoj hahahaha
PërgjigjuPikerisht ky Romeo huk ka shtepi eshte endacak. E morret ne qafe qe e liruat gjykate kriminele. Ku do fleje ai, ku do haje, ku do lahet me uje te ngrohte apo ta marre Fahri i shpifur Junior ne shtepi te tij. Cfare beni keshtu jeni ne terezi apo jo? Sot do e marre Vjollca Vokshi, pastaj me rradhe hahaha