Protesta te Unaza e Re degjeneron në akte vandalizmi, rruga hapet pas 2 orësh (VIDEO)

TIRANE-Banorët e Unazës së Re mbrëmjen e sotme bllokun rrugën për dy orë, ndërsa kryen akte vandalizmi duke hequr blloqet e betonit, tabelat rrugore, dogjën koshat e plehrave dhe rrëzuan rrethimin e kantierit të ndërtimit të firmave të kontraktuara për punimet. Policia ishte e pranishme, por qëndroi në distancë duke mos ndërhyrë në asnjë moment. Pas incidenteve dhe bllokimit për dy orë banorët u larguan duke hapur rrugën, ndërsa paralajmëruan se nesër protesta do të jetë më e dhunshme.

Sot ishte dita e 25 e protestës, ndërsa nisi paradite me shpalosjen e një flamur kuqezi nga banorët me rastin e festës së Pavarësisë (Lexo këtu). Më pas banorët e ‘Astirit’ bllokuan rrugën për disa orë duke detyruar makinat që të hipin në trafik-ndarëse për të marrë kthesën. Në mesditë rruga u rihap, ndërsa mbrëmjen e sotme në orën 17:00 si cdo ditë është bllokuar sërish dhe u shoqërua me akte vandale.

Protesta e banorëve të Astirit vjen në një kohë kur IKMT ka nisur shembjen e banesave dhe objekteve për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar sërish deputetë të Partisë Demokratike, ndërkohë që Bashkia Tiranë ka ofruar për banorët një bonus qiraje me afat 3-vjeçar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Protesta ne FOTO/ Ja cfare ndodhi mbremjen e sotme te Unaza e Re
Ora 19:00
Mbyllet protesta/ Pas dy orësh banorët e Unazës së Re kanë hapur rrugën

Pas dy orësh protestë me thyerje, djegie dhe bllokim të rrugës me blloqe betoni banorët e Unazës së Re kanë hapur rrugën, ndërsa kanë paralajmëruar që nesër do të jetë më e dhunshme.

Ora 18:55
Rikthehet 'kaubojsi', ish-deputetit Eduart Ndocaj i bashkohet protestës tek Unaza e Re

Ish-deputeti i PS-së, Eduart Ndocaj i është bashkuar protestës së banorëve të zonës së 'Astirit.' Para mediave ai i ka bërë thirrje qeverisë që të dëgjojë qytetarët. 

"Këta shqiptarë i kanë dhënë votën dhe duhet t'i dëgjojnë. Të diskutojnë me banorët. Veliaj nuk mund t'i quajë shpellarë, as Rama nuk mund t'i quajë zabtues. Edhe nëse kanë qënë zabtues, pas 20 vitesh që jetojnë këtu, tani janë bërë pronarë,"-Eduart Ndocaj. 

Ora 18:54
Paralajmërimi/ Banorët e Unazës së Re: Nesër protesta do të jetë më e dhunshme

Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se nesër në ditën e 26-të protesta do të jetë më e dhunshme se mbrëmjen e sotme.

Ora 18:51
Protesta e dhunshme te Unaza e Re, policia nuk ndërhyn

Protestuesit vijojnë me aktet e vandalizmit të Unaza e Re, ndërsa policia ka qenë e pranishme po nuk ka ndërhyrë.

Ora 18:46
Banorët e Unazës së Re i vendosin flakën koshit të plehrave

Pas vendosjes së blloqeve të betonit duke bllokuar rrugën dhe rrëzimit ët rrethimit të kantierit të ndërtimit, banorët i kanë vendosur flakën koshit të plehrave.

Ora 18:44
Banorët rrëzojnë rrethimin e kantierit të ndërtimit te Unaza e Re

Banorët e Unazës së Re kanë rrëzuar rrethimin e kantierit të ndërtimit që është ngritur nga firma që do të ndërtojë. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë disa efektivë policie, por që nuk kanë ndërhyrë.  

Ora 18:37
Protestuesit te Unaza e Re bllokojnë rrugën me blloqet e betonit (VIDEO)

Banorët e Unazës së Re që po protestojnë prej orës 17:00 kanë bllokuar rrugën me blloqet e betonit të cilët i kanë shtyrë duke i vendosur në mes të rrugës. Blloqet janë vendosur më herët nga kompania që ka nisur punën për projektin.

Ora 18:19
Vijon protesta te Unaza e Re, kaos me trafikun

Prej orës 17:00 të pasdites së sotme Unaza e Re vijon që të jetë e bllokuar nga protestuesit që kundërshtojnë projektin. Banorët që kanë ndërtimet pa leje kundërshtojnë shembjen duke kërkuar shpronësim 100% nga bashkia.

Ora 17:58
Protesta e banorëve të Unazës së Re nëpëmjet fotove
Ora 17:45
Unaza e Re/ Protestuesi nga Durrësi: Toka, familja dhe nderi mbrohen me gjak

Banorët janë shprehur të vendosur për vijimin e protestës dhe mbrojtjen e banesave të tyre. Sonte protestës së banorëve iu bashkua edhe një qytetar nga Durrësi. “Toka, familja dhe nderi mbrohen me gjak. Jam djalë nga Durrësi, jam artist dhe artist do të vdes. Shqiptarë duhet të dini se në këtë botë ka vetëm një Zot dhe njerëzit janë të kalueshëm, vetëm Zoti nuk kalohet” tha ai.

Ora 17:32
Rinis protesta, banorët bllokojnë qarkullimin te Unaza e Re

Ashtu si cdo ditë edhe mbrëmjen e sotme banorët e Unazës së Re kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër projektit. Banorëve në protestë u është bashkuar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Ora 17:32
Protesta/ Deputetja e PD: Veliaj s’u takua me banorët, ata ishin policë dhe rrogëtarë

Deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh në protestën mbrëmjen e sotme se Erion Veliaj dhe Edi Rama kërkojnë t’i shembin këto banesa jo për projektin e supozuar, por për t’ia dhënë klientëve të tyre si terren për të zhvilluar pallate e kulla. Referuar takimit të Veliajt dje me banorët e Unazës së Re, Vokshi tha se kryebashkiaku mashtroi, pasi sipas saj ata nuk ishin personat që preken nga projekti. 

“Kauza e këtyre qytetarëve është një kauzë e drejtë dhe do triumfojë mbi dhunën e Edi Ramës dhe asaj policore. Meqenëse Erion Veliaj nuk i kishte bërë mirë llogaritë, situata shkoi sërish tek mashtrimi e manipulimi. Asnjë prej protestuesve nuk ka qenë pjesë e takimit që u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak me Erion Veliajt. Kanë qenë të gjithë policë, nuk kanë qenë as protestuesit dhe as banorët. Janë rrogëtarë, ato marrin porositë e Erion Veliajt.

Ai po mundohet që të dizinformojë, të mashtrojë banorët, por këtë nuk do t’ia arrijë dot.  Erion Veliaj dhe Edi Rama kërkojnë t’i shembin këto banesa jo për projektin e supozuar, por për t’ia dhënë klientëve të tyre si terren për të zhvilluar pallate e kulla”deklaroi ajo.

Ora 14:48
Vijon protesta te Unaza e Re, bllokohet rruga, makinat devijojnë mbi trafikndarëse (FOTO)

Disa prej banorëve te Unazës së Re vazhdojnë të protestojnë duke bllokuar rrugën ndërkohë që shoferët janë detyruar të kalojnë mbi trafikndarës si shifet dhe në foto më poshtë.

Ora 11:57
Banorët e Astirit në protestë: Do i mbrojmë shtëpitë tona se i kemi me gjak

Gjatë protestës që kanë zhvilluar ditën e sotme duke bllokuar rrugën tek Unaza e Re, banorët e Astirit janë shprehur se do t’i mbrojnë shtëpitë e tyre dhe se nuk do të dorëzohen. Banorët që protestojnë për të 25-ën ditë radhazi, më herët gjatë ditës së sotme kanë ngritur edhe flamurin kuqezi në protestë.

Do e vazhdojmë protestën deri në fund dhe shtëpite nuk i dorëzojmë. Jemi shqiptarë dhe nuk jemi serbë. Do e ngrejmë flamurin dhe shtëpitë tona do i mbrojmë se i kemi me gjak. Ne kemi mbështetjen e banorëve sepse kërkojmë shtëpitë tona dhe nuk i nxjerrim fëmijët jashte”- kanë thënë ata.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 29/11/2018 04:08

    Atehere paska shume te drejte z. Erion Veliaj qe i quan shpellare.

    Përgjigju
  • POULLI: 28/11/2018 19:23

    U BINI KETYRE QE PRISHIN RENDIN ,BLLOKOJNE POPULLIN TE SHKOJE NE PUNE...CFAR SHTET LESHI ESHT KY QE RI E I SHIKON SI PO DEMTYOJNE PRONEN PUBLIKE ETJ...

    Përgjigju
  • redi: 28/11/2018 17:54

    Vazhdon protesta e PD per gjoja mbrotjen e banoreve . Tregojini te verteten, pse nuk i legalizuat kur ndertuan qe ne fillim , por i nashtroni sot. Tirana eshte e 1 milion banireve dhe jo vetem e juaja . Problemet zgjidhen ne gjykata dhe jo me protesta , qe vec shtojne urrejtjen per ju qe bllokoni qarkyllimin . Si e keni nis , ku nuk ju oerkrah shumica do perfitoni OJQ dhe jo oarti politike

    Përgjigju
  • Luli: 28/11/2018 14:52

    Fajtoret pa faj

    Përgjigju
  • xreport: 28/11/2018 13:00

    pd = tradher te kombit shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu