Kryetari i Bashkisë së Kukësit, dhe 12 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë, në lidhje me protestat e djeshme në qytetin e Kukësit, kur PD organizoi simpatizantët e saj për t'i bërë "pritë" kryeministrit Edi Rama. Një ditë më pas, policia thotë përmes një njoftimi zyrtar, se ka nisur hetimin ndaj tyre për shkak se bllokuan rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve të transportit, si dhe kundërshtuan punonjësit e policisë.
Personat që janë vënë në hetim në gjendje të lirë, janë të moshave 28 - 60 vjeç, nga Kukësi dhe Hasi. Partia Demokratike organizoi një protestë të udhëhequr nga kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, duke bllokuar rrugën tek Ura e Drinit të Zi. Qëllimi i tyre ishte t'i zinin rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili dje ishte në Kukës në kuadër të turit "Bashkia që Duam" ku zyrtarizoi edhe kandidaturën e Safet Gjicit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Rama mbërriti me helikopter në Kukës ku pati një takim me banorët atje në kuadër të zgjedhjeve lokale.
Veprat penale që rëndojnë ndaj personave në hetim “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Ditë më parë nga parlamenti, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në Kodin Penal për të rritur dënimet në lidhje me disa vepra penale, sic është dhuna ndaj mjekësve, ndaj zyrtarëve, shit-blerjes së votës, apo edhe bllokimit të rrugëve.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51
Do ndryshuar ligji, kush bllokon rruget dhe shkakton deme te ndryshme apo edhe kur bejne demostrata, te gjitha shpenzimet qe ben shteti per shperndarjen e turmava apo zhbllokim rrugesh te arestohen shkaktaret te futen ne burg dhe te bejne pune te detyrueshme pa pagese deri ne shlyerjen e demit, vetem keshtu zgjidhet situata
Përgjigjunuk po ka ma idjota se keta pd e kuksit,me te pabes me pjelle ligesish ska se kjo fare e keqe malokesh
PërgjigjuMos e humbni durimin!raune veten<Kur shihni sa qyetetare kukesian dolen ne pritje te Rames, shihin sa jeni ju(populli),ne krah te se keqes, vetem disa dhjetara,dolet nga kontrolli dhe humbet ar syen edhe qytetare edhe kombetare dhe dolet me aty veprim rrugaqeri e banaliteti, qe te miren ta ktheni me shemti.Kujdes! jeni shqiptare,Ruane dinitetin e tiparet tradicionale kombetare,vertet shqetesim.E verteta dhe e derjeta jane vertete te madherishme,kjo u duk edhe ne Kukesin legjendar te mikpritjes vellazerore. Shqiperia e shqiptarevet!Atdheu mbi te gjitha!
Përgjigju