PD del dy herë huq me Ramën për t'i zënë pritë në Kukës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Kukës me banorët në kuadër të turit 'Bashkia që duam' ku zbuloi emrin e kandidatit për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit. Ai do të jetë Presidenti i ekipit të futbollit të Kukësit, Safet Gjici. Militantët demokratë tentuan dy herë të blokojnë kreun e qeverisë gjatë vizitës në Kukës, por nuk ia arritën.

Prita te Rruga e Kombit, Shehu: Rama dhe të bëjë kujdes kur flet
Pas njoftimit se Rama do të udhëtonte në Kukës, militantët e opozitës ne kryetarin e bashkisë në krye udhëtuan drejt Rrugës së Kombit me pankarta në duar për t'i bllokuar rrugën, por kreu i qeverisë arriti në qytetin verilindor me helikopter dhe takimin e zhvilloi në aeroportin Kukësit. "Edi Rrama nuk ka sesi të luajë me fatet e kuksinëve, kemi vënë tra simbolik sepse jemi në tokën tonë. Në mënyrë absolute nuk kemi asnjë komunikim se cfarë do të bëhet me aeroportin, le ta nxjerrë lejen e KKT-së. Mos të luajë me fatet e kuksianëve. Kryetari i PS dhe prefekti nëse janë kopsht zoologjik të thotë. Unë nuk e dua fare mandatin tim nëse shkelen të drejtat e njerëzve. Ne nuk jemi njerëz që ngjitemi në pemë, të ketë trup Edi Rama dhe të bëjë kujdes kur flet me kuksianët. Qeveria Rama është e rënë. Nëse ai ka një informacion të vetëm për gjithë kryetarët e bashkive që ka PD-ja, unë i pari që sot jap dorëheqjen dhe nuk e dua këtë mandat" tha Bashkim Shehu.

Por ndërsa e prisnin që të kalonte nga Rruga e Kombit, Rama fluturoi me helikopter në Kukës. Pasi mësuan lajmin, simpatizantët e PD-së u nisën drejt aeroportit. "Edi Rama me shpenzimet e shtetit ka refuzuar të kalojë nga rruga dhe ka shkuar me helikopter në aeroportin e Kukësit. Për t'i thënë Edi Ramës që nuk je i mirëpritur në Kukës" ishte reagimi i dytë kryebashkiakut. Ndërsa disa nga simpatizantët e tjerë demokratë u shpreh "jemi pa bukë. Shtyjeni kordonin deri tek ura, të kthehet mbrapsht të shkojë në shtëpinë e tij nuk ka cfarë kërkon këtu".

Prita e dytë te aeroporti, Shehu: Të pyetet bashkia për investimet 
Por deri sa Bashkim Shehu dhe demokratët e tjerë udhëtuan nga Rruga e Kombit ku i kishin zënë pritë kryeministrit deri në aeroport ku u mbajt takimi, takimi me qytetarët kishte përfunduar dhe Rama fluturoi sërish për në Tiranë. Ndërkohë që situata mes policisë dhe protestuesve u tensionua për disa minuta. Në momentin që arriti te aeroporti, por kryeministri kishte ikur, Bashkim Shehu pas akuzave kundër tij kërkoi që bashkia e Kukësit të pyetet për cdo investim që do të bëhet në aeroport. "E pamë sesi kryeministri vijoi me shprehjet, barbarët dhe derrat, por ai nuk e di që në Kukës nuk janë rritur kurrë derra. Tregon degradimin e tij. Jemi të hapur për investimet në aeroport, por të ngrihet një komision me përfaqësues edhe të bashkisë, ky aeroport është dhuratë e Kukësit. Jemi kundër grabitjes së pronave të kuksianëve. Sot janë mbyllur të gjitha shkollat, pasi administrata ka qenë në takime".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave