Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të simpatizantëve demokratë në Rrugën e Kombit dhe aeroport me në krye kryebashkiakun Bashkim Shehu. Rama e cilëson Shehun si qesharak, ashtu si partia që përfaqëson.
"Një kryebashkiak qesharak i një partie qesharake del e ze rrugën e Kukësit me administratën, në vend se të ishte me mijëra qytetarët kuksianë në çeljen e punimeve të aeroportit ndërkombëtar!Merren me prita rrugësh në shekullin e XXI e pastaj duan vota nga ky popull! Oh ç'derexhe".
Kryeministri zhvilloi mesditën e sotme një takim në Kukës me qytetarët në kuadër të turit 'bashkia që duam' ku konfirmoi kandidimin e Safet Gjicit për bashkinë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa demokratët e pritën me protesta.
TE VOTOSH SOT PER ED RAMEN ESHTE NJELLOJ TE VOTOSH PER KRIMINELET DHE VARFERINE
PërgjigjuRrofte Flamur Noka e ardhmje e Shqiperise
Përgjigjuhahahahhaha e modhe kjo shakaja