Blloqe me emra borxhlinjsh! Shqiptarët në lista për 2-3 vezë, speca e sallam...Arsyet pse ka rënë fuqia blerëse

TIRANE - Fenomeni i blerjes së ushqimeve duke shënuar emrin në listë vazhdon ende. Qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë, u kërkojnë shitësve që t'i paguajnë kur të munden. Ky fenomen haset në lagjet në periferi të Tiranës. Më së shumti qytetarët marrin më listë ushqimet bazë, si buka apo perimet.

“Plot lista, vetëm pa lek marrin se me lek nuk marrin fare, nga 100 gr marrin.

Sa është shuma më e madhe që ke dhënë?

Marrin 200, 100, 70, varet.

Shuma më e madhe që i ke dhënë një personi përshembull që ka marrë borxh?

Ka marrë deri në 30-40 mijë lekë.

Po si t'i paguajnë?

Po kur të kenë i sjellin, kur nuk ka ca ti them.

Janë njerëz pa punë apo me rrogë?

Pa punë janë, pa punë. Kur është me punë thotë ti sjell në fund të muajit.

Çfarë marrin më shumë?

Të gjitha ushqimet të gjitha, ushqimore të hanë bukë, jo gjë tjetër vetëm për bukë. 30-40 mijë lek nuk jep njeri më shumë.

Nuk ka shanse t'i mbledhësh më. Ore jo se nuk i mbledh po t'i japin avash-avash. Ai thotë prit të marrë rrogën, rrogat ka tre muaj pa u paguar asnjeri. Me çfarë ta marrë furnizimin unë”-u shprehën disa nga shitësit.

Shitësit e dyqaneve shprehen se në krahasim me vitin e kaluar shitjet kanë rënë.

“Shumë pak marrin, dy tre domate, dy tre speca, 100 gr sallam, dy tre vezë, nuk vijnë të marrin, ja ne po rrimë. Në përgjithësi është shumë dobët puna. Ne nuk jemi me qira se të ishim me qira do i venim çelësin dyqanit”-u shpreh shitësja

Sipas Kreut të Shoqatës së Industrialistëve Ushqimor, Alban Zusi, ulja fuqisë së blerëse, vjen prej disa faktorëve, ku një ndër to është dhe emigracioni.

“Na rezulton që kemi një rënie të fuqisë blerëse në treg. Një ndër faktorët është pa diskutim rënia ekonomike e bizneseve në përgjithësi për shkak të rënies së euros. Së dyti kemi le të themi një lloj shtrenjtimi të produkteve ushqimore bujqësore vendase. Largimi i konsumatorëve, largimi i qytetarëve përkthehet në një fuqi më të ulët blerëse”-u shpreh Alban Zusi

E ndërsa kjo duket e pabesueshme, panorama që duket tashmë prej vitesh në marketet e lagjeve, është ajo e blloqeve dhe fletoreve me emrat e qytetarëve dhe borxhet që kanë, për ushqimet kryesisht të shportës bazë të konsumit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qeleshja: 09/11/2019 03:16

    Konsumoni produkte vendase..qe leku te mbetet ketu..

    Përgjigju
  • Shqip: 06/11/2019 21:48

    Po normale ska me ashash pa shikoni 2016 si u ngrit ekonomia

    Përgjigju
  • redi: 06/11/2019 20:23

    Modeli ekonomik liberal me koncensione dhe privatizime te sektoreve strategjik dhe korrupsioni galopant per 30 vjet demokrature solli fukarallekun. Beri Sanders deklaron ne fushaten amerikane te zgjedhjeve ;se 99 % e popullit punon per 1% te pasurve.Kjo eshte aresyeja qe ka rene konsumi dhe ekonomia nuk rritet me teper

    Përgjigju
  • Beni: 06/11/2019 18:47

    Ka rene fuqia blerese sepse cmimet abuzive te diktuara nga monopolet e biznesit dhe tregtise rriten cdo vit ndersa rrogat rriten vetem nje here ne tre-kater vjet ne shifra qesharake,vetem 3-5 perqind. Parate qe duhet te shkojne per te rritur rrogat dhe pensionet shkojne per te majmur llogarite ofshore te pushtetareve aksionere ne koncensionet PPP. Shikoni sa eshte kosto e sterilizimit te instrumentave kirurgjikale ne Angli:https://hgs.uhb.nhs.uk/foi-4172-sterilisation-of-surgical-instruments/.Per nje sterilizim veglash qe ne Angli kushton 37-43 pound,PPP-ja mafioze Beqja-Rama i kushton taksapaguesve te mjere shqiptare 370 mije lek, 7-8 here me shume!!! Dhente mendosh qe energjia elektrike me te cilin behet sterilizimi eshte disa here me e lire ne Shqiperi se ne Angli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar