Blomeyer: Kufijtë e Kosovës të
paprekshëm, ta kuptojnë të gjithë

Blomeyer: Kufijtë e Kosovës të <br />paprekshëm, ta kuptojnë të gjithë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomeyer deklaroi se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm, duke përsëritur qëndrimin e Gjermanisë zyrtare për shpërbërjen e strukturave paralele në veri të Kosovës.

“Ne kemi qëndrim tashmë të njohur, se strukturat paralele duhet të shpërbëhen dhe mendoj se parakusht i kësaj është që të sqarohet për të gjithë dhe ta kuptojnë të gjithë: që veriu është pjesë e pandashme e Kosovës”, u shpreh për Radio Kosovën, ambasadori Bolmeyer.

Sipas tij, serbët duhet të arrijnë të kuptojnë se rajoni ku jetojnë i përket Kosovës.

Në të njëjtën kohë ambasadori gjerman i është drejtuar qeverisë së Kosovës duke i kërkuar që të krijojë një klimë të mirë ndaj serbëve, të cilët duhet të orientohen të jetojnë në Kosovë.

“Njerëzit që jetojnë atje duhet ta dinë dhe ta kenë të qartë, se rajoni ku jetojnë ata i përket Kosovës dhe se ata duhet të orientohen të jetojnë në Kosovë. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës dhe populli duhet t’iu tregojnë atyre - serbëve, se janë të mirëpritur dhe t’u bëhet e qartë se kanë një ardhmëri të mirë në këtë vend; se janë qytetarë të barabartë me të gjitha të drejtat dhe obligimet si gjithë të tjerët, në mënyrë që ata të ndjehen mirë dhe të krijojnë besimin për një mirëqenie dhe të ardhme me perspektivë në Kosovë”, u shpreh ambasadori gjerman në Kosovë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit