Evan Gershkovich, reporteri i Wall Street Journal, dhe ish-marinsi amerikan Paul Whelan, të burgosur që nga viti 2018, janë liruar nga Rusia në kuadër të një shkëmbimi të të burgosurve.
Këtë e raporton agjencia Bloomberg duke cituar disa burime.
Dy ish-të burgosurit, të ndaluar nga Moska me akuza për spiunazh të hedhura poshtë nga Uashingtoni, janë në udhëtim drejt destinacioneve jashtë kufijve rusë. Në këmbim, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre pritet të kthejnë disa të burgosur.