Gazetari amerikan i 'Wall Street Journal' akuzohet zyrtarisht për spiunazh nga Rusia! Shërbimi Federal i Sigurisë ruse: Spiunoi kompleksin ushtarak

Gazetari amerikan i 'Wall Street Journal' akuzohet zyrtarisht për spiunazh nga Rusia! Shërbimi Federal i Sigurisë ruse: Spiunoi kompleksin ushtarak

Evan Gershkovich

Gazetari amerikan Evan Gershkovich është akuzuar zyrtarisht në Rusi për spiunazh, raportoi AFP (Agence France-Presse).

Në njoftimin e agjencive ruse të lajmeve, më 7 prill, siç raporton AFP-ja, korrespondenti i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili më parë ka punuar për AFP-në, akuzohet penalisht sipas nenit 276 të Kodit Penal të Rusisë, në bazë të së cilit kërcënohet me 20 vjet burg.

Gershkovich i hodhi poshtë kategorikisht akuzat, pas arrestimit të tij javën e kaluar në Jekaterinburg, 1800 kilometra në lindje të Moskës. Autoritetet ruse urdhëruan paraburgimin e tij deri më 29 maj, i cili mund të zgjatet deri në një gjykim të mundshëm.

FSB: “Ka spiunuar kompleksin ushtarak”

Më herët, Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse njoftoi se Gershkovich u privua nga liria me dyshimin se ka spiunuar në dobi të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe me urdhër të saj.

Pak para se të punonte si korrespondent nga Rusia për The Ëall Street Journal, Gershkovich punoi për AFP-në dhe median e pavarur ruse The Moskov Occasions.

“Ai akuzohet se ka mbledhur detaje që janë sekret shtetëror në lidhje me aktivitetet e kompleksit ushtarak-industrial rus”, kanë theksuar mediat ruse, ndërsa disa nga kolegët e tij, thanë për mediat se ai së fundmi ka punuar në një rrëfim për grupin paraushtarak rus Ëagner.

Evan Gershkovich (32-vjeçar) kishte akreditim rus nga Ministria e Punëve të Jashtme, si korrespondent i gazetës Ëall Street Journal nga Rusia.

SHBA dhe NATO kërkojnë lirimin e menjëhershëm

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) i kanë kërkuar Rusisë që të lirojë menjëherë gazetarin Gershkovich, si dhe shtetasin amerikan Paul Ëhelan, i cili po vuan dënimin me 16 vjet burg në Rusi, për spiunazh.

Gazeta Wall Street Journal tha se ishte thellësisht i shqetësuar për sigurinë e Gershkovich, hodhi poshtë pretendimet e FSB-së dhe bëri thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

Kjo gazetë amerikane kujtoi se në artikullin e fundit të disa ditëve më parë, Gershkovich shkroi për ekonominë ruse dhe sesi Kremlini duhet të përballet me rritjen e shpenzimeve ushtarake.

Më 3 prill, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kërkoi lirimin e Gershkovichit dhe e vlerësoi arrestimin e tij si shumë shqetësues.

“Është e rëndësishme të respektohet liria e medias, të drejtat e gazetarëve, e drejta për të bërë pyetje dhe për të bërë punën e tyre”, tha Stoltenberg.

Lidhur me rastin, më herët kanë biseduar me telefon kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov dhe homologu i tij amerikan, Antony Blinken.

“Është e papranueshme që zyrtarët e Uashingtonit dhe mediat perëndimore të bëjnë bujë me qëllimin e qartë për t’i dhënë dimension politik këtij rasti”, ka thënë Lavrov, raportoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Antony Blinken pastaj kërkoi edhe një herë që Evan Gershkovich të lirohej menjëherë dhe deklaroi se paraburgimi i këtij gazetari ishte i papranueshëm./REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 08/04/2023 07:45

    Po sikur te kapesh ndonje gazetar rus apo kinez afer ndonje objekti ushtar amerikan apo shqiptar cfar do e quanin kete gazetar apo spiun Tani prisni shkembimin midis te burgosurve rus dhe amirikan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin