Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi foli për ngritjen e pensioneve duke i konsideruar tallëse për të moshuarit. Blushi tha se qeveria i ka të gjitha mundësitë për t’i 2fishuar pensionet ndërsa përmendi rrugët, të cilët u bllokuan pas reshjeve intensive të disa ditëve më parë duke akuzuar qeverinë për vjedhje të fondeve publike.

“Rilindja e vrimave, një vrimë në ujë ka bërë gjithë këto vite dhe gropa të mëdha i ka shkaktuar jo vetëm financave publike por dhe në infrastrukturë. Dëshmoj dramën e madh të pensionistëve sidomos të atyre që 6 vite pas tërmetit, ende nuk kanë një shtëpi. 91-vjeçari Ali Myrtolli i verbër, jeton në Kombinat, ligji i ka kthyer shtëpinë që ia shembi tërmeti ndërsa shteti nuk ia jep. ‘Je kandidat për varreza’, është përgjigja që i jep shteti.

Duhet ta kesh vajzën ose djalin deputet të PS që babai të marrë pension dinjitoz farë duhet t‘i themi pensionistëve që këtë vit iu ka akorduar aq sa vjedh Balluku dhe Rama me një dorë vetëm në tunelin e Llogarasë. Çuditem ku është zëri i atyre që iu kanë zgjedhur juve si deputetë. Unë nuk pres që e mençura Zegjine aspo dikush tjetër që të jetë zgjuarsinë e Dritëro Agollit. A ju vjen turp kur dilni në zonë, si nuk doli një nga ju të flasë për rritjen e pensioneve, pagave. Dua t’ju them pensionistëve të mos mashtrohen se 60 lekë në ditë është tallje. Qeveria i ka mundësitë për t’i 2fishuar pensionet”, tha Blushi.


Lajmi kryesor:

Kuvend, opozita: Përmbytjet e nëntorit, pasojë e papërgjegjshmërisë së shtetit! Të dëmshpërblehen banorët e dëmtuar