TIRANË - Përmbytjet dhe dëmet e shkaktuara nga moti i keq i javëve që lamë pas duket se janë në qendër të diskutimeve të deputetëve opozitarë në seancën e sotme plenare.

 Një javë pas javës së gjelbër, ku kanë diskutuar në terren problemet e qytetarëve, deputetët akuzojnë qeverinë për neglizhencë në marrjen e masave për minimizimin dhe parandalimin e dëmeve nga reshjet intensive të shiut.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e mbajtur në Kuvend, iu drejtua bujqve dhe fermerëve të Qarkut Lezhë duke thënë se janë përballur jo vetëm më fuqinë e natyrës, por dhe me dobësinë e një shteti në gjunjë dhe një pushteti pas shqisa.

"Ajo që ndodhi ditët e fundit është fatkeqësi e stimuluar. Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe e dështimit të pushtetit lokal dhe qendror. Një histori e përsëritur, ku qytetarët vuajnë ndërsa përgjegjësit fshihen pas premtimeve boshe, lekëve të zhvatura. Përmbytjet nuk erdhën papritur. Ndodhi ajo që ndodh kur pushteti nuk investon, por merr, kur nuk dëgjon, por flet, kur nuk vlerëson rrezikun por e vesh me një premtim të ri. Në Lezhë nuk ka pushet lokal, nuk ka ministri, bujqësie, mbrojtje dhe as emergjenca civile. Argjinaturat janë amortizuar. Një e carë u mbyll përpara kamerave, një tjetër u hap sërish 24 orë më pas",- tha Gjekmarkaj.

Deputeti demokrat Bujar Leskaj akuzoi qeverinë për mosinvestime, për korrupsion në tenderimet e hapura për mirëmbajtjen e kanalizimeve kulluese, të pompave e hidrovorëve. Ndër të tjera, deputeti tha se qytetarët e prekur nga përmbytjet nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti.

"Në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit. Kanë deklaruar se janë planifikuar 3 miliardë lekë investime për sistemin kullues. Ku kanë shkuar këto lekë, Këto tenderime përgjithësisht, nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë e as plan. Këto futen në të njëjtën spirale. Përmbytjet e këtij nëntori, ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor. Kjo është goditje e rëndë për ekonominë dhe turizmin. Vlora është në ndryshmin nga Berati, nuk e kuptoj sesi të jetë qyteti nën ujë dhe të jetë... ndoshta dhe këta duan të kalojnë si Venecia. Askush nuk jep llogari për përmbytjet",- tha Leskaj.

Edhe deputeti Ivi Kaso tha se kanë kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. 

Shqipëria nuk mund të jetë vit pas viti në gjendje emergjence, kemi kërkuar dhe kërkojmë marrjen e masave për mirëmbajtjen e kanaleve. Kemi kërkuar hartë rreziku për përmbytjet dhe ndalim të ndërtimeve të paligjshme ne shtratin e lumenjve. Kemi kërkuar vlerësim të plotë të dëmeve, jemi në kohë të marrim masat për dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Dëmet janë njerëzore dhe ekonomike, ky kuvend ka në dorë të zgjedhë të mbrojë qytetarët apo të mbrojë klientelën e pushtetit”, tha Kaso.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:28
'O deputet na duhen bote, ka vajt m**i në gju', Korreshi mes ironisë raporton problemet e Lushnjes! Shalsi: Bëj pak humor dhe me gjendjen ku jeni katandisur

 

Deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi nga foltorja, është ndalur te problemet që ka zona që ai përfaqëson, e kryesisht më përmbytjet javët e fundit.

Mes ironisë ai ka treguar se Lushnja ka problem me kanalizimet dhe me ujin e pijshëm.

“O zoti kryetar do të kërkoj dhe një herë ndjesë ty se fjalimet e mia nuk flasin për hapje kapitujsh si kolegët e mi… Më marrin banorët në telefon dhe më thonë deputet më duhen dy bote për të thith pusetat se ka vajt m*ti në gju, në Lushnjë në qendër ndodh kjo. Si do ia bëjmë? Bora zbardhi tej për tej fusha edhe male, viti i ri do të na gjejë duke dhjerë në hale… nga uji i pijshëm”, tha ai.

Korreshit i është përgjigjur deputeti i PS Eduard Shalsi, i cili duke i vlerësuar humorin, i tha që ta përdorë duke bërë humor edhe për gjendjen që është sot opozita.

“Saimiri njihet për humorin e tij, dhe pas Agronit, humori i të cilit është me shkrim, vjen ti. Por do të bëj një sugjerim, mund të bësh pak humor dhe me gjendjen ku jeni katandis tani”, tha Shalsi.

“Për sugjerimin që më dhe, nuk kam gjet deri tani asnjë që të vjedhë më shumë sesa ju”, iu përgjigj Korreshi.

Ora 19:12
Kuvend/ Bido: Bojkotuat ceremoninë e Flamurit më 28 Nëntor! Bardhi: Patriotizmin tregoje kur voton projekte që i shkojnë turkut

 

Deputeti socialist i qarkut të Vlorës, Ardit Bido, duke folur në seancën plenare të së hënës, ka lëshuar kritika ndaj deputetëve të opozitës se më 28 nëntor bojkotuan ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë.

Bido e quajti paturpësi faktin se deputetët zbatuan urdhrin për të shmangur ceremoninë vetëm se bashkia e Vlorës është e majtë.

“Është paudhësi, është paturpësi, është e paskrupullt që në ditën e ngritjes së flamurit, një formacion politik në kundërshtim me sa kërkojnë ndjekësit e asaj partie, të bojkotojnë flamurin. Unë e di që kur thoni të bojkotoni flamurin, e keni fjalën për Flamur tjetër. Të bojkotosh flamurin kombëtar është turp. E di urdhrin tuaj të përgjithshëm që në këtë ditë nuk duhet të jesh në ceremoninë e bashkisë. A thua se bashkia është institucion partiak, a thua se në këtë vend nuk ka bashki të majta e të djathta, ky është turp. Akoma më turp është turp është ajo ca ka ndodhur në Sarandë, që nuk shkuan fare në ceremoninë e ngritjes së flamurit”, tha Bido.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, iu përgjigj deputetit socialist duke thënë se asnjë ligjvënës opozitar nuk ka guxuar kurrë të përdorë një ditë që bashkon të gjithë shqiptarët, si 28 nëntori, që të përcjellë përçarje.

"Besoj që duhet të dënoni gjuhën e përdorur, të gjithë biem dakord për të nderimin e flamurit kombëtar, nderimi real i festës së Pavarësisë dhe asnjë koleg nuk ka guxuar kurrë të përdorë një ditë që bashkon të gjithë shqiptarët, e të përcjellë përçarje. Do ta ftoja kolegun të nderonte flamurin jo vetëm më 28 Nëntor por çdo ditë. Flamuri nderohet duke mos vjedhur, ti duartroket vjedhjen dhe një të pandehur në qeveri.Ti voton për çdo projekt që nuk i shkon me garë të rregullt bizneseve shqiptare por grekut e turkut. Këtu tregoje ti patriotizmit e mos eja të na tregosh përralla",- tha Bardhi.

Ora 18:25
Blushi drejtuar deputetëve të PS: Nuk pres të keni zgjuarsinë e Dritëro Agollit! Po talleni me pensionistët, si nuk ju vjen turp

 

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi foli për ngritjen e pensioneve duke i konsideruar tallëse për të moshuarit. Blushi tha se qeveria i ka të gjitha mundësitë për t’i 2fishuar pensionet ndërsa përmendi rrugët, të cilët u bllokuan pas reshjeve intensive të disa ditëve më parë duke akuzuar qeverinë për vjedhje të fondeve publike.

“Rilindja e vrimave, një vrimë në ujë ka bërë gjithë këto vite dhe gropa të mëdha i ka shkaktuar jo vetëm financave publike por dhe në infrastrukturë. Dëshmoj dramën e madh të pensionistëve sidomos të atyre që 6 vite pas tërmetit, ende nuk kanë një shtëpi. 91-vjeçari Ali Myrtolli i verbër, jeton në Kombinat, ligji i ka kthyer shtëpinë që ia shembi tërmeti ndërsa shteti nuk ia jep. ‘Je kandidat për varreza’, është përgjigja që i jep shteti.

Duhet ta kesh vajzën ose djalin deputet të PS që babai të marrë pension dinjitoz farë duhet t‘i themi pensionistëve që këtë vit iu ka akorduar aq sa vjedh Balluku dhe Rama me një dorë vetëm në tunelin e Llogarasë. Çuditem ku është zëri i atyre që iu kanë zgjedhur juve si deputetë. Unë nuk pres që e mençura Zegjine aspo dikush tjetër që të jetë zgjuarsinë e Dritëro Agollit. A ju vjen turp kur dilni në zonë, si nuk doli një nga ju të flasë për rritjen e pensioneve, pagave. Dua t’ju them pensionistëve të mos mashtrohen se 60 lekë në ditë është tallje. Qeveria i ka mundësitë për t’i 2fishuar pensionet”, tha Blushi.

Ora 18:06
Bido: Mandarinat e Konispolit nuk janë me pesticide, sulm i orkestruar mediatik! Të gjitha familjet e prekura nga përmbytjet, do të dëmshpërblehen

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido është shprehur se lajmet që flasin për mandarinat e prodhuara në Konispol si të konaminuara nga pesticide, nuk janë asgjë tjetër veçse një sulm i organizuar mediatik. Bido thotë se ky sulm është i orkestruar nga ata grosistë të cilët kanë për qëllim futjen në Shqipëri të mandarinave të importuara nga jashtë.

Bido foli gjithashtu dhe për përmbytjet duke thënë se çdo shtëpi e dëmtuar dhe çdo familje do të dëmshpërblehet edhe për bagëtitë e ngordhura.

“Dua ta nis nga një sulm i padrejtë tregtar për mandarinat veçanërisht për mandarinat e Konispolit. Një sulm i orkestruar mediatikisht, një sulm që ka prodhuar që ne të kemi mandarina më shumë sesa 100 lekë në tregje ndërkohë që fermerëve u kërkohet që t’i sheshin me më pak se 40 lekë. Një sulm që vjen prej grosistëve që duan të sjellin mandarina të importuara dhe organizojnë sulme mediatike me gjasë që këto mandarina kanë dalë me pesticide. Në asnjë rast nuk ka asnjë analizë që nxjerr mandarinat e Konispolit me pesticide. Duhet të veprojmë përmes organeve shtetërore dhe veçanërisht duke deklaruar të vërtetën  madhe që ky është një sulm që i bëhet këtyre fermerëve. Ka ardhur çasti që për të gjitha produktet që janë të subvencionuara nga vendet e tjera më vlera shumë herë më të mëdha me subvencionimet që vijnë tek ne, ne të vendosim traun në doganë në mënyrë që të mund të shitet produkti vendas në këtë kohë.

Do të dëmshpërblehen të gjitha shtëpitë e dëmtuara, të gjithë krerët e ngordhura si dhe bletaria e zonës. Është e nevojshme të kemi më shumë vëmendjen në këtë drejtim për ullinjtë dhe bizneset e dëmtuara. Këtë herë opozita bojkotoi dhe flamurin. Në ditën e flamurit nuk kishte asnjë nga opozita që të merrnin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit. Ka shumë gjëra që mund të bojkotojmë por është kulmi i anormalitetit që të bojkotohet flamuri shqiptar”, tha Bido.

Ora 17:42
Përmbytjet në Berat/ Deputeti i PD: Fermerët shqiptarë të përbuzur nga qeveria! Duhet të dëmshpërblehen 100% nga shteti

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ngriti si shqetësim dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Berat dhe jo vetëm. Bozdo ka kërkuar nga qeveria dëmshpërblim 100% të fermerëve.

“Situata në Berat pa përmbytjeve është e rëndë. Afro 1 mijë hektarë tokë të përmbytura. Për fat të keq fermerëve u shtohet dhe humbja e mijërave kokë bagëti. Problem janë sistemi i kanaleve kulluese që nuk funksionojnë. Shumë para janë investuar në ndërtimin e argjinaturave të cilët nuk rezistuan. Infrastruktura kulluese në mëshirë të fatit, Argjinaturat të ndërtuara me cilësi të dobët. Është e domosdoshme mbështetja e shtetit. Fermerët duhet të dëmshpërblehen. Fermeri shqiptar në këtë qeverisje është i lënë mënjanë, i përbuzur e për ta kujtohen vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe ju kërkojnë votën. I bëj thirrje qeverisë për dëshmshpërblim 100% të fermerëve nga dëmet e shkaktuara.”, tha Bozdo.

Ora 17:34
Kaso: Kemi kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet! Kuvendi të zgjedhë, do mbrojë qytetarët apo klientët e qeverisë

 

Edhe deputeti demokrat Ivi Kaso ka ngritur në Kuvend shqetësimin për dëmet e krijuara në vend nga përmbytjet. Duke paraqitur situatën në qarkun e Korçës, Kaso tha se kanë kërkuar dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Ligjvënësi demokrat tha se Kuvendi ka në dorë të zgjedhë nëse do mbrojë qytetarët apo klientët e qeverisë.

“Në Maliq përmbytja është humbje dhe dëshpërim bashkë, por çfarë ka ndodhur që i dha dorë përmbytjes. 66 rezervuar me diga janë lënë pa inspektim. Ura e Maliqit ku u hodhën 208 mln lekë për të rinovuar funksionalitetin historik nuk u shërben banorëve se portat nuk funksionuan. Argjinaturat u çanë dhe u përmbytën prodhimet e bujqësisë. Ku shkojnë këto lekë që nuk shërbejnë as për të parandaluar përmbytjet as për të zbutur dëmet e tyre.

Shqipëria nuk mund të jetë vit pas viti në gjendje emergjence, kemi kërkuar dhe kërkojmë marrjen e masave për mirëmbajtjen e kanaleve. Kemi kërkuar hartë rreziku për përmbytjet dhe ndalim të ndërtimeve të paligjshme ne shtratin e lumenjve. Kemi kërkuar vlerësim të plotë të dëmeve, jemi në kohë të marrim masat për dëmshpërblimin për dëmet e krijuara nga përmbytjet. Dëmet janë njerëzore dhe ekonomike, ky kuvend ka në dorë të zgjedhë të mbrojë qytetarët apo të mbrojë klientelën e pushtetit”, tha Kaso.

Ora 17:29
Erion Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në katin e parë të një pallati! Gati 850 shtëpi në Selitë ende të palegalizuara

 

Në seancën dedikuar problemeve të qytetarëve, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ngritur si shqetësim rritjen e pensioneve dhe bonuset e shpërndara për të moshuarit si dhe personat me aftësi të kufizuara.

Tjetër shqetësim që Braçe ngriti kishte të bënte me shërbimin shëndetësor për banorët e njësisë nr.5 në Tiranë të cilët marrin shërbim nga një qendër e ndodhur në katin e parë të një pallati. Një tjetër problematikë që theksoi deputeti i PS, ishte moslegalizimi i disa banesave në Selitë, për të cilën qeveria ka premtuar mbyllje të kësaj problematike brenda vitit 2028.

“Jemi në muajin dhjetor kur bëhet efektiv një akt i qartë, i shpërblimit të të gjithë moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit. Për një çift të moshuarish vlera e përfituar shkon deri në 30 mijë lekë. Ky është bonusi i dytë për këtë vit se në pranverë u shpërnda në tjetër bonus, duke mbledhur të dy bonuset, natyrisht që shkojmë në parametrat një pensioni plus. Jo nuk mjaftojnë. Pikërisht nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë moshuarit dhe për ata më aftësi të kufizuar dhe me radhë. Normalisht viti duhet të mbyllet ashtu siç është parashikuar nga qeveria duke llogaritur dhe një bonus tjetër në raport me rritjen ekonomike dhe mund të ekzekutohet gjatë viti 2026.

Natyrisht që e drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. Ka plot që banojnë në njësinë nr 5 dhe problemi është ofrimi i shërbimit shëndetësor. I gjithë shërbimi është kufizuar në një qendër që është në katin 1 të një pallati. Në njësi me 120 mijë banorë, merr shërbim atje. Nuk ka poliklinikë dhe vetëm disa ambulanca që janë deri në 2-3 dhoma e kuzhinë në katet e para të pallatit. I kam ngritur këto probleme dhe në komision më thënë po ke të drejtë dhe nuk lëviz kush. Janë gati 850 banesa që në Selitë janë pa legalizuar prej 35 vitesh. Madje ka banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie. Shqetësimi ka qenë i vazhdueshëm por nuk ka pasur lëvizje. Në programin e qeverisë është e shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson nuk shoh asnjë plan konkret të qartë dhe efikas pe t’i japi zgjidhje problemit të certifikimit të pronësisë. Këto 3 shqetësime t’ i paraqiteshin ministrave respektivë”, tha Braçe.

Ora 17:09
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Doni të bëheni si Venecia! Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat? Asnjë qytetar nuk është dëmshpërblyer

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka ngritur zërin për problemet e qytetarëve të Vlorës lidhur me përmbytjet të regjistruara javët e fundit si pasojë e motit të keq që preku Shqipërinë javët e fundit.

Leskaj akuzoi qeverinë për mosinvestime, për korrupsion në tenderimet e hapura për mirëmbajtjen e kanalizimeve kulluese, të pompave e hidrovorëve. Ndër të tjera, deputeti tha se qytetarët e prekur nga përmbytjet nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti.

“Vlora është pasqyra e çfarë ndodh me të gjitha qytetet e Shqipërisë. Rrjeti i kanalizimeve është i vjetërsuar dhe jo i mirëmbajtur. Investimet me miliona euro në fakt janë abuzime. Janë kryer pa standard e studime të mirëfillta, pa studim Teknik. Lagje të tëra të Vlorës përmbytjen në çdo reshje e kohë. Qyteti i Vlorës po mbrohet nga 2 pompa të vogla se dhe tenderi që u bë përpara disa muajsh për pompat, përsëri u abuzua dhe u bë një tender korruptiv.

Në 25 gusht u dhanë 38 milionë lekë për mirëmbajtjen e hidorvorit. Kanë deklaruar se janë planifikuar 3 miliardë lekë investime për sistemin kullues. Ku kanë shkuar këto lekë, Këto tenderime përgjithësisht, nuk shoqërohen me asnjë analizë teknike të mirëfilltë e as plan. Këto futen në të njëjtën spirale. Përmbytjet e këtij nëntori, ishin dhe janë pasojë e papërgjegjshmërisë së pushtetit qendror dhe vendor. Kjo është goditje e rëndë për ekonominë dhe turizmin. Vlora është në ndryshmin nga Berati, nuk e kuptoj sesi të jetë qyteti nën ujë dhe të jetë... ndoshta dhe këta duan të kalojnë si Venecia. Askush nuk jep llogari për përmbytjet. Një pjesë e qytetarëve të përmbytur nuk kanë marrë dëmshpërblimin real. Sorollatja e qëllimshme nga bashkia dhe emergjencat civile si dhe ndërhyrje patronazhistësh. Mbi të gjitha nuk ka përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Juve ju duket si fjalë e huaj kjo përgjegjshmëri e llogaridhënie, ju provokon”, tha Bujar Leskaj.

Ora 17:03
FOTOT/ Një javë pasi ‘qanë’ hallet e qytetarëve, deputetët kthehen në Kuvend! Gaz Bardhi shkon me 'Porsche'

Socialistë e demokratë janë kthyer në Kuvend. Një javë pas javës së gjelbër, ku kanë diskutuar në terren problemet e qytetarëve, deputetët u kthyen për të diksutuar në seancë plenare.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi mbërriti në sallën e seancave plenare me një mjet luksoz "Porsche" i shoqëruar nga Saimir Korreshi.

Ora 16:56
Gjekmarkaj: Përmbytjet ndodhën se shteti nuk investon! Nuk ka dëmshpërblim e as vlerësim dëmesh

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e mbajtur në Kuvend, e vendosi theksin tek përmbytjet e fundit të regjistruara në Shqipëri nga veriu në jug si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që prekën vendin përgjatë javëve të fundit.

Gjekmarkaj tha se të gjitha dëmet dhe fatkeqësitë e qytetarëve janë dhe vazhdojnë të mbulohen me premtime boshe.

“Jeni përballur jo vetëm më fuqinë e natyrës, por dhe me dobësinë e një shteti në gjunjë dhe një pushteti pas shqisa. Ajo që ndodhi ditët e fundit është fatkeqësi e stimuluar. Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe e dështimit të pushtetit lokal dhe qendror. Një histori e përsëritur, ku qytetarët vuajnë ndërsa përgjegjësit fshihen pas premtimeve boshe, lekëve të zhvatura. Përmbytjet nuk erdhën papritur. Ndodhi ajo që ndodh kur pushteti nuk investon, por merr, kur nuk dëgjon, por flet, kur nuk vlerëson rrezikun por e vesh me një premtim të ri. Në Lezhë nuk ka pushet lokal, nuk ka ministri, bujqësie, mbrojtje dhe as emergjenca civile. Argjinaturat janë amortizuar. Një e carë u mbyll përpara kamerave, një tjetër u hap sërish 24 orë më pas.

Ka zëra dhe diskutime publike mbi abuzime dhe devijime të mundshme për interesa ndërtimore. Në vend te tyre nuk është hapi të shohin ndonjë leje ndërtimi. Hidrovoret janë lënë në mëshirë të fatit, hidrovori i Tales mbeti pa energji kur duhej më shumëse kurrë. Premtimet bien si shi dhe shiu nuk ndalet kurrë dhe ai sillet sipas qejfit. Në vend t një reagim shtetëror, qytetarët morën disa pako ushqimore të shpërndara pjesërisht, Trajtim minimal e fyes për njerëz që humbasin gjithçka. Nuk ka dëmshpërblim e as vlerësim dëmesh.

E gjitha kjo tregon se kur pushteti ndërton propagandë, kur njerëzit e shvasin, i mbyt pasoja. Sot nuk jemi në këtë seancë vetëm për të përshkruar dëmet, jemi për të ngritur zërin e një komuniteti ë nuk e meriton të trajtohet si tokë e askujt. Jemi këtu për të thënë qartë se Lesha, Mirdita dhe Kurbini nuk kanë nevojë për rrena përpara kamerave”, tha Gjekmarkaj.

Ora 16:43
Kuvend/ Blushi: Meqë Ballukun nuk e keni, kush do të japë llogari për shembjen e rrugës Qukës-Qafë Pllocë

 

Në fillim të seancës plenare të Kuvendit deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se sot qeveria dhe kryeministri Edi Rama duhet të japin sqarim për disa çështje problematike të shfaqura në vend gjatë motit të keq.

"Kush do të japë llogari pse u shemb rruga Qukës- Qafë Pllocë, kujt t’i kërkojmë llogari nga veriu në jug janë përmbytur sërish edhe këtë vit dhe fondet për emergjencat civile ishte i barabartë me bakshishin për tunelin e Llogarasë. Unë e kuptoj që shumica e ministrave duke filluar nga kryeministri kanë fiksim të vjedhin nga mëngjesi në darkë. Kush do t’i japë llogari kush ia fali tokën publike Frederika Mogherinit. Janë shumë çështje që do ketë shumë pyetje por për të cilat duhet vijë krydehajduti që ta japë sqarim sot",- tha Blushi.

Ora 16:25
Arrestimi i Frederica Mogherini, Zhupa: Këta vijnë në Shqipëri dhe masterizohen për korrupsion! I keni dhënë Kolegjit Evropian 17 mln euro nga taksat

 

Deputetja e PD-së Ina Zhupa në nisje të Kuvendit komentoi arrestimin e rektores së Kolegjit të Evropës. Frederica Mogherini e akuzuar për mashtrim lidhur me programet e trajnimit të financuara nga BE-ja për diplomatët e rinj.

Zhupa foli dhe për një leje zhvillimi të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit për një kampus, që më pas i ka kaluar Kolegjit Evropian shtuar këtu dhe 17 milionë euro nga buxheti i shtetit për ndërtim.

“Sot e kuptuam të gjithë se çfarë nënkuptojmë me standard evropian, nënkuptojmë me standard Evropian nqë keni adoptuar me Frederica Mogherini. Që e keni rektore në Kolegjin e Evropës. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar dhe zgjedhin si shokët e tyre për të bashkëpunuar në Shqipëri apo vijnë dhe masterizohen nga mjeshtrave qeverisë për tu korruptuar.

Bëhet fjalë për një vendim, i Këshilli Kombëtar të Territorit që ka miratuar një leje zhvillimi për një kampus universitar që u zhduk de iu dha Kolegjit të Evropës. Iu dhanë dhe 17 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për tu ndërtuar. Si mund ta fusnim këtë në diskutimin e rendit të ditës për të diskutuar se ku kanë shkruar taksat e shqiptarëve”, tha Zhupa.

Ora 16:23
Çështja e Ballukut, Shehaj: Rama po i bën presion çdo ditë drejtësisë, po përdor Gjykatën Kushtetuese

 

Deputeti Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po sulmon përditë SPAK dhe prokurorët. Shehaj tha se qeveria po ushtron duke përdorur Gjykatën Kushtetuese teksa përmendur rastin e Belinda Ballukut.

“Është e rëndësishme ajo që po ndodh në Shqipëri, jemi para një momenti historik, të korruptuarit po dalin para drejtësisë. Kryeministri që e ka vartësen të pandehur nga SPAK, po sulmon përditë SPAK e prokurorët. Prokurorët kanë thënë që janë ndjerë të kërcënuar, kanë zbuluar edhe atentate. Ekzekutivi dhe kjo mazhorancë po ushtron presion ndaj drejtësisë, duke përdorur edhe Gjykatën Kushtetuese. SPAK më në fund kanë nxjerrë para drejtësisë, Ballukun, Ametajn, Veliajn. SPAK duhet të marrë të pandehur PS, sepse PS i ka bërë një dëm prej miliarda euro këtij vendi”, tha Shehaj.