Sali Berisha u pyet nga ndjekësit në rrjetet sociale për tre deputetët e Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho të cilët u larguan nga protesta pasi kreu i PD mbaroi fjalimin. Berisha tha se deputetët duhet të qëndrojnë deri në fund, por shtoi se dje në mënyrë selektive deputetët e drejtues të partive u sulmuan qëllimisht me shkopinj gome dhe spraj kundër ariut.

Pyetje: Mbrëmë, por jo vetëm zoti Blushi, zoti Haxhinasto, zonja Xhixho, u larguan nga protesta pas fjalimit tuaj në kohën kur hidhet ujë dhe gaz lotsjellës. Ju duket e drejtë që ata në vend që të jenë në krah të protestuesve dhe kolegëve deputetë, ata largohen?

Sali Berisha: Për sa i përket deputetëve, mendoj se ata duhet të qëndrojnë gjer në fund. Nuk mund të them se kush ka ikur, por deputetët duhet të qëndrojnë gjer në fund. Dhe ju e patë se dje në mënyrë selektive të plagosur, të dëmtuar ishin një grup i gjerë deputetësh dhe drejtuesish, ndaj të cilëve u hodhën direkt spraji i ariut, u goditën me shkop dhe me mjete të tjera.


Lajmi kryesor:

Molotovë e 'ture' nëpër Tiranë, demokratët të zhgënjyer me protestat e PD, kritika Berishës: Ndërro strategji, jemi lodhur dhe po zvogëlohemi