Blushi: Këtë vit si blerës librash në panai

Blushi: Këtë vit si blerës librash në panai
Shkrimtari dhe njëherësh deputeti i Partisë Socialiste,  Ben Blushi në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com komenton Panairin e Librit që është duke u mbajtur në vendin tonë.

Ai shprehet se këtë vit ishte pjesëmarrës vetëm si vizitor dhe blerës librash në këtë panair. Blushi, bën të ditur se ka blerë 8 libra në këtë panair. Ndër të tjera, lidhur me një mungesë të politikanëve në këtë panair, deputeti socilalist thekson se mungesa e politikanëve në këtë panair është zgjedhje preferenciale e tyre.

"Unë për këtë vit e kam vizituar Panairin e Librit si blerës. Kam blerë madje 7-8 libra me tematika të ndryshme. Nuk mund të flas përsa i përket mungesës apo pranisë së politikanëve në këtë panair sepse kjo është zgjedhja e tyre. Përsa i përket fluksit të blerësëve dhe vizitorëve në këtë panairin krahasuar me atë të vitit të shkuar shpresoj të jetë rritur, por dhe kjo mbetet për tu parë në fund të këtij organizimi", shprehet deputeti i Partisë Socialiste.

Ndërkohë që panairin që u mbajt vitin e shkuar Blushi u përfaqësua me librin e fundit të tij, "Shqipëria", i cili pati shitje të shumta.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi