Blushi: Koha e aleancës me votuesit

Blushi: Koha e aleancës me votuesit
TIRANË – Deputeti socialist, njëherësh anëtar i kryesisë Ben Blushi deklarohet kundër bashkëpunimit të mëtejshëm të PS me aleatët e saj të deritanishëm.
Gjatë një bashkëbisedimi me studentë, për librin e tij “Shqipëria”, Blushi mbështet një aleancë më të fortë, atë më votuesin.

“Si çdo parti tjetër e madhe në botë, edhe PS në rradhë të parë kërkon të bëjë aleancë më votuesit. Shpresojmë që kjo aleanca jonë me një program më të gjerë e më të kuptueshëm do të na bëjë fitues. Pra, unë besoj se një aleancë më e gjerë me zgjedhësit, do na kompensojë mungesën e aleancave shumë të vogla apo shumë më të padobishme, të cilat mund të zgjedhin një rrugë tjetër politike.
E majta në Shqipëri e ka një shtrat, por po përpiqet të krijojë një dhomë gjumi. Në shumë raste kjo e majtë ka dështuar, por ajo përpiqet të kërkojë një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë, ku pasuria të ndahet në më shumë njerëz”, tha sot Blushi.

Sipas tij ka ardhur koha që zgjedhësit të votojnë për platformat që besojnë se do të përmirësojnë jetën e tyre.
“Unë besoj në ndryshimin themelor mes të majtës dhe të djathës. Besoj se në vitin 2013, njerëzit duhe të kenë arsye të zgjedhin mes një koalicioni të majtë të moderuar dhe një koalicioni të djathtë, shpresoj të moderuar. Nuk mund t’i thërrasim njerëzit në votim pas një viti, që të votojnë mes ca komunistëve dhe ca ish komunistëve. Ky apel nuk funksionon më”, tha deputeti Blushi.

I pyetur për marrëdhëniet e tij më Edi Ramën, Blushi beson se komunikimi, qoftë dhe përmes të ashtuquajturës pirje e kafes bashkë, i bën njerëzit të mendojnë mirë për njeri-tjetrin.

(aq/shqiptarja.com)







  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë