Blushi: Largimi i Tahirit ishte kusht
i Metës, PD do futet në zgjedhje

Blushi: Largimi i Tahirit ishte kusht<br />i Metës, PD do futet në zgjedhje
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi deklaron se largimi i Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm ka qenë kushti i Ilir Metës ndaj Ramës për vazhdimin e koalicionit.
 
Sipas ish-deputetit të PS, lëvizjet në qeveri janë tentativa e kryeministrit për të plotësuar dëshirën e aleatit të tij, ndërsa ministrat e tjerë që po hiqen, janë një tentativë për të fshehur arsyen e vërtetë të largimit të Tahirit.
 
“Largimi i Saimir Tahirit ka qenë kushti i Ilir Metës ndaj Ramës, për vazhdimin e koalicionit dhe lëvizjet në qeveri janë tentativa e kryeministrit për të plotësuar dëshirën e aleatit të tij”, u shpreh Blushi në emisionin e Adi Krastës.
 
Gjithashtu, Blushi tha se me këto lëvizje, qeveria po bëhet edhe më qesharake duke vendosur interesin e partisë, mbi interesin e Shqipërisë.
 
“Nuk e kuptoj se si mund të hiqen disa ministra njëkohësisht, vetëm për t’i kaluar në shërbim të partisë. Ku është përgjegjësia publike e qeverisë dhe e ministrave? Si mund të largohen ata nga interesi publik, për t’u vënë në shërbim të partisë?”, tha deputeti.
 
Deputeti Blushi komentoi edhe protestën e opozitës dhe mundësinë për të arritur një kompromis të saj me qeverinë.
 
“Nuk besoj se do të ketë marrëveshje midis qeverisë dhe opozitës, por besoj se opozita mund të hyjë në zgjedhje për arsyen e vetme, atë të mos humburit të kontrollit të opozitës”tha Blushi.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro