Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur se mbyllja e ish-Presidentit Ilir Meta në kafaz xhami gjatë seancave gjyqësore ndaj tij, është në shkelje të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Përmes një reagimi, ku ka publikuar fotografi nga seancat e mëparshme gjyqësore, Blushi ka shkruar se as drejtësia shqiptare 35 vite më parë nuk i mbante në kafaz xhami ish-funksionarët publikë.
Blushi kritikoi edhe vendimin e Gjykatës për të mos lejuar transmetimin live të seancës gjyqësore të zhvilluar ndaj Metës, duke e cilësuar atë si anti-kushtetues.
Po ashtu, Blushi e cilësoi të gabuar precedentin e sjellë si argument nga gjykata, ku bëhej fjalë për rastin e terroristit Salah Abdeslam me origjinë marokene, i dënuar me burgim të përjetshëm për sulmet terroriste në vitin 2015 në Paris, i cili u la në kafazin e qeltë, për shkak të nivelit të lartë të rrezikshmërisë së tij.
Kujtojmë se ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme nisi gjyqi në themel ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbi të cilin rëndojnë disa akuza të ngritura nga SPAK.
Reagimi i Blushit:
Vendimi i marrë në seancën e parë të gjykimit në themel ndaj Presidentit Meta, për të mbyllur në “bunker” të vërtetat që ekspozojnë të gjithë procesin kriminal të ngritur kundër tij, nga kallëzimi i rremë, te hetimi kriminal (mjafton të kujtojmë letërporositë e dërguara në SHBA), rrëmbimi terrorist dhe vijimi i paraburgimit politik, nuk përbën asnjë surprizë.
Një drejtësi me regji nuk zhgënjen kurrë në parashikueshmërinë e saj.
Sot, shqiptarët panë qartë standardet skandaloze të së ashtuquajturës “Drejtësi e Re”, që prodhoi Ramaforma, George Sorosi dhe Charles McGonigalët, që nuk mund të krahasohen dot as me standardet e drejtësisë së Shqipëria ka patur 33–35 vite më parë, kur vendi nuk ishte ende pjesë e Këshillit të Europës.
Gjykata me vendimin skandaloz për të mos lejuar transmetimin live të seancës dhe për të lënë në kafazin e qeltë Presidentin Meta, nuk kishte asgjë tjetër veçse shkelje e ligjit, Kushtetutës, KEDNJ, parimit të prezumimit të pafajësisë, shkelje e detyrimit për të garantuar gjykimin transparent për të gjithë publikun, të drejta që drejtësia shqiptare e 35 viteve më parë ja ka garantuar çdo funksionari publik në sallën e gjyqit, e theksoj para se Shqipëria të bëhej anëtare e Këshillit të Europës, dhe kur funksionarët publikë gjykoheshin pranë avokatëve të tyre dhe çdo seancë gjykimi transmetohej live.
Precedenti i sjellë si argument nga gjykata ishte rasti i terroristit Salah Abdeslam me origjinë marokene, as shtetas francez, i dënuar me burgim të përjetshëm për sulmet terroriste në vitin 2015 në Paris, i cili u la në kafazin e qeltë, për shkak të nivelit të lartë të rrezikshmërisë së tij.
Por ky rast përjashtimor për gjykatat europiane, e theksoj për shkak të nivelit të lartë të rrezikshmërisë, sepse ky terrorist ka qenë i vetmi që i mbijetoi sulmeve terroriste për shkak se jeleku i tij me eksploziv nuk spërhte, se nuk ka rast të dytë të ngjashëm, për drejtësinë e Ramaformës, Sorosit e McGonigalëve trajtohet si rast përgjithësues.
Sepse rast përgjithësues, është gjyqi ndaj Presidentit të Francës, Sarkozy, ku sigurisht për shkak të pozicionit të lartë shtetëror ai nuk u fut kurrë në një kafaz të qeltë gjatë seancave në gjykate, por mori pjesë në seancë krah avokatit të tij.
Për drejtësinë sorosiste të kapur për fyti nga Edi Rama, standardet franceze dhe europiane të gjykimit janë vite larg por është kriminale që kjo drejtësi nuk garanton dhe as respekton as standardet e vendosura nga vet drejtësia shqiptare 35 vite më parë.
Drejtësia sorosiste nuk respekton as standardin e gjykimit të 2 Prillit, ish-bllokmenevë, ish-Kryeministrit Nano dhe ish-funksionarëve të regjimit komunist, kur e theksoj, Shqipëria nuk ishte anëtare e Këshillit të Europës.
Gjykata në fakt provoi sot “koherencën" e plotë, nga standardet e rrëmbimit të Z. Meta më 21 tetor 2024 e deri te standardet e sotme të gjykimit, sepse për këtë regjim kukullash te Sorosit dhe McGongialit, të jesh patriot ne fakt do të thotë për ta të jesh terrorist.
Sepse të mbrosh kufijtë e Kosovës dhe sovranitetin e Shqipërisë, të mbrosh interesin kombëtar, përballë regjentitt dhe kuisligunt të Sorosit në Tiranë, është terrorizëm, sepse për këtë bandë “patriozëm” quhet kush është gati të shesë territore e ta ndajë këtë vend si plackë.
Sjell në vëmendje, faktin se Komiteti Shqiptar i Helsinkit vlerëson se kjo praktikë e mbajtes në kafaz qelqi përbën shkelje të rëndë të legjislacionit të brendshëm dhe të standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Së pari, sipas nenit 341 të Kodit të Procedurës Penale, drejtimi i seancës gjyqësore dhe ruajtja e rendit në sallë janë kompetencë ekskluzive e gjykatës.
Së dyti, neni 344 parashikon qartë se i pandehuri merr pjesë në gjykim si person i lirë, edhe kur është i paraburgosur.
As ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dhe as aktet nënligjore përkatëse, nuk parashikojnë përdorimin e kafazit si masë standarde në sallën e gjyqit.
Së treti, kjo praktikë bie në kundërshtim edhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
GJEDNJ ka konstatuar se mbajtja e të pandehurve në kafaz gjatë gjykimit përbën trajtim poshtërues në shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Gjithashtu, kjo praktikë cenon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin efektiv me mbrojtjen, duke sjellë edhe shkelje të nenit 6 të Konventës Evropiane, që garanton të drejtën për proces të rregullt.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nënvizuar se nuk ka asnjë justifikim që një person të trajtohet si “kafshë e egër” dhe se arsyet e sigurisë mund të adresohen me masa më pak kufizuese, si shtimi i pranisë policore.
Edhe vetë KShH ka vlerësuar se vendosja automatike e të pandehurve në kafaz në sallën e gjyqit nuk ka bazë ligjore, bie ndesh me standardet e garantuara në legjislacionin vendas dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si dhe rrezikon drejtësinë e procesit.
Zbatimi korrekt i parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale dhe respektimi i standardeve të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të elaboruara në jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut nuk janë çështje interpretimi, por detyrim për autoritetet vendase përfshi gjykatat.
Por sigurisht që gjykimi i Z. Meta, ashtu si kallëzimi, hetimi, rrëmbimi dhe paragurimi, është edhe ai politik.
Komente










