"Në 2009 Ilir Meta na kërkoi një përqasje tjetër të Kodit Zgjedhor, por nuk e bëmë, ndoshta i humbëm zgjedhjet edhe për shkak të kodit por edhe të koalicionit. Nuk mund të ndodhte përpara edhe për shkak të këtij kontesti. Ne u futëm në bojkot, ai nuk kishte kontekst. Ne u futëm në grevë, ai sërish nuk kishte kontekst për të ikur. Ndodhi 21 janari, por edhe në zgjedhjet e 8 Majit ai ishte kundër Ramës. Takimi për Presidentit detyron palët nisur edhe nga votat. Nëse nuk do ishte presidenti, nuk do ishin as takimet”, tha Blushi dje në mbrëmje. Ai më pas ka sqaruar se kryeministri Berisha nuk i ka votat për presidentin e ri.
"Sali Berisha sot ka 68 vota, nga 71 që i duhen për të zgjedhur Presidentin. Sali Berisha sot nuk i ka numrat për të zgjedhur Presidentit. Rasti i 1007 nuk ndodh më. Unë nuk kam asnjë paranojë për këtë çështje. Gjithsesi flasim për një njeri që ka precendentë në këtë 20 vite. Ky njeri ka 20 vite që prek votat në Parlament. Këtë rrezikshmëri nuk e shoh vetëm unë. Doli dje ambasadori amerikan dhe tha se Presidenti të zgjidhet me 84 vota", deklaroi Blushi.
INTERVISTA E PLOTE
Z. Blushi, do të pranoni në koalicion Ilir Metën, ndjestë pastë sipas jush?
Sigurisht që po, s’kam asnjë dilemë për atë, pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Ne eventualisht mund të kemi një koalicioni me LSI. Nëse ka një gjë që stonon është aleanca e PD me LSI, kurse aleanca PS dhe LSI, pavarësisht se çfarë është folur është një marrëdhënie organike. Është bashkimi i trupave që u ndanë dhe u bashkuan, është biologjike, se me sa duket është koha. Mund të ishim të gatshëm, ky është një proces që sa ka filluar, është i pritshëm, por është edhe i mundshëm. Ata që nuk e kanë parashikuar këtë tregon se nuk kanë pasur fantazi.
E përkrahni ju këtë gjë?
Ne jemi një parti e madhe, e cila ka dalë nga disa eksperienca të vështira elektorale, 2005, 2007, jo zgjedhjet lokale ndoshta shumë, 2009, 2011, duhet të jemi realist të them se për shkak se disa eksperienca stresuese koha na treguar se duhet te jemi më tepër. Aleanca e munguar me LSI na çoi në rezultatin e keq në 2009, mungesa e koalicioneve të mjaftueshme numerike jo programore na çon ne rezultatin e 2009, mbi këtë bazë arsyetimi mund të ndodhi. Nëse unë e kam thënë për arsye racionale se PS duhet të kërkojë aleancat me votuesit se sa me partitë aktuale.
Po mos është vonuar ky takim, mos ndoshta duhet të ishte më herët? Mos ishte me detyrë përcaktimi?
Unë e kam të pamundur ta them. Një takim nuk është një marrëveshje. Por padyshim palët kanë interesa të përbashkëta për të arritur zgjedhjen për Presidentin. Në 2009 Ilir Meta na kërkoi një përqasje tjetër të Kodit Zgjedhor, por nuk e bëmë, ndoshta i humbëm zgjedhjet edhe për shkak të Kodit, por edhe të koalicionit. Takimi për Presidentin detyron palët nisur edhe nga votat. Nëse nuk do ishte presidenti, nuk do ishin as takimet.
Nëse nuk do të ndodhte ekstremizmi, do ishte qasje më parë?
Unë besoj se PS është më e rëndësishme, sot se sa para një viti. Ajo që ne kërkuam nuk ndodhi për shkak të radikalizmit, i cili solli shumë pasoja. Kur ne ishim në grevë nuk mund të afroheshim me parti. Tani që jemi në parlament normale që mund të egzistojë marrëdhëniet dhe marrëveshjet.
Çfarë faktori është Meta?
Faktori i rëndësishëm numerik është LSI, pasi mban Berishën e mban në këmbë. LSI deri në fund duhet të bashkojë vullnetin me PS, për të mbrojtur Presidentin. Rasti i Presidentit dështoi herën e kaluar. Për zgjedhjet e 2009, për 21 janarin nuk mbajti një qëndrim. Nuk ka dështuar Topi, por Presidenti që e zgjodhi Berisha. Ne nuk duam ta marrim Presidentin por duhet ta mbrojmë e ta ndajmë, ndërsa ai do ta marrë dhe mos e ndajë.
Procesi është garë apo nuk është garë? Ku është rreziku meqë po flisni për kandatura nga PD dhe PS?
Nuk flasim për njeri, që do të bëjë në të ardhmen një gjë që nuk e dimë (e ka fjalën për emrin konkret, nëse do të propozohet). Berisha ka precedent me abuzimin e pushtetit. Ka precedent që prek votat, rrëmben gjykatat, rrënon ekonominë. Ne kemi arsye e fakte që Berisha abuzon me pushtetin që merr. Rrezikshmëria është që Presidenca të mos jetë në dorë të Berishës. Po kërkojmë aleanca për të zgjedhur Presidentin.
Si i kërkoni numrat?
Nëse kemi një program të mirë, nëse kemi instrumentat e duhura, dhe filozofinë e duhur për të mos shtyrë në kohë edhe integrimin. Teknologjia e të bërit politikë ka ndryshuar. Ajo është e ndryshme e para 4 viteve. Parimi ne këtë rast është se për momentin mund të kenë pika të përbashkëta për Presidentin, nëse ndodh një koalicion më vonë, por sot mund të ndërrojë një praktikë me LSI. Në 2006 kam kërkuar President nga populli.
Nano mund të prononcohet nga Rama?
Kjo gjë rezulton çdo ditë edhe më e pamundur. Ne kemi kërkuar proces, ky i fundit garanton statusin. Të gjitha këto e kanë shtyrë statusin në tre vitet e fundit. Presidenti kur del nga konsensusi, Shqipërisë i jepet si bonos integrimi.
E kundërshtoni Metën për President?
E kundërshtojmë në parim një president ekskluzivisht të PD. E kundërshtojmë, nuk negociojmë. Përjashtojmë çdo kandidat që propozon një kandidat të njëanshëm.
Meta president?
Jemi për proces në tavolinë.
Bërisha e zgjedh dot Presidentin?
E ka të pamundur që Berisha të zgjedh presidentin pa LSI
Do realizoni aleancë me Metën për të rrëzuar Berishën?
Patjetër që ta rrëzojmë Berishën.
E bëni Metën kryeministër duke rrëzuar Berishën?
Nëse parlamenti nuk garanton votat me koalicion, ai ka rënë dhe qeveria bie në Parlament. Nëse LSI del nga qeveria dhe mund të ndërtojë një aleancë me ne.
A mund të votoni Metën?
Duhet marrëveshja më e madhe për të shkuar këtu.
Në rastin, siç pretendohet, çfarë do t’i sillni Shqipërisë?
Një program.
Edhe këtë program do ta zbatojnë të korruptuarit?
Jo të bësh atë që shqiptarët kanë nevojë. Të rrisë cilësinë e jetës, të hapë vendi pune. Një program i cili ja bën jetën më të lirë dhe nuk është aq i shtrenjtë, nëse garantojmë këtë nuk ka rëndësi individi.
Tre vite gabime, një një vit do bëni mrekulli?
Pse duhet të merrni këtë, nuk është matematika. Fëmija qëndron nënëtë muaj në barkun e nënës, ato që s’i kemi bërë për tre vjet i bëjmë edhe brenda një viti.
Do blini vota?
Jemi për të bërë aleancë jo për të blerë vota. Trafiku i 2009 të votave nuk mund të ndodh tani.
Rikthimi i Metës në të majtë?
E kthyet vetë përgjigjen. Ai mund të kthehet në të majtë, dhe jo në PS. Në 2003 e ka bërë zgjidhjen në jetën e vet, i ka qëndruar dhe i ka rezituar kohës, sepse sot është kthyer në një njëri që të sjell në pushtet, ose të nxjerr nga pushteti.
Çfarë i ofroni LSI-së?
Nuk është qëllimi jetik. Ne nuk e dimë se çfarë do të bëj LSI për presidentin nëse do të votojë një kandidat të Berishës. Meta kërkon një president më konsensual se Berisha.
(aq/shqiptarja.com)