Blushi: 'Përsheshngrënës' Meta në Strasburg për punë, jo lobim për veten (Por s'publikon axhendën)

Blushi: 'Përsheshngrënës' Meta në Strasburg për punë, jo lobim për veten (Por s'publikon axhendën)

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka konfirmuar se kreu i shtetit ka udhëtuar drejt Strasburgut. Ndonëse shprehet se bëhet fjalë për një vizitë zyrtare dhe se Meta shoqërohet nga përfaqësuesit diplomatikë të shtetit shqiptar pranë Këshillit të Europës, Blushi nuk asnjë të dhënë se për çfarë është ky takim apo të zbardhë axhendën. Me një gjurë ironike, Blushi shkruan se Meta nuk ka shkuar në Strasburg për të takuar personin kyç të Komisionit të Venecias për të lobuar, pasi sipas tij nuk ka nevojë për një gjë të tillë.

"I njoftojmë përsheshngrënësit e portaleve në të zezë të dezinformojnë më me dinjitet. Presidenti Meta është për vizite pune në Strasburg dhe i shoqëruar në çdo takim nga përfaqësuesit diplomatikë të shtetit shqiptar pranë Këshillit të Europës.

I sqarojmë përsheshngrënësit se Presidenti Meta do ta vizitojë më shpesh Strasburgun, kryeqytetin e të drejtave të njeriut, pasi vetëm respektimi i tyre çliron të ardhmen europiane të vendit nga pengmarrja e oligarkisë nga e cila këta mashtrues ordinerë paguhen.

I sqarojmë gjithashtu se Presidenti Meta nuk ka nevojë të lobojë, as në të bardhë, e as në të zezë.

Presidenti Meta do t'i mbrojë të drejtat kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, në Strasburg, në Bruksel, në Nju Jork dhe kudo në botë, hapur e në mënyrë parimore.

Shqipëria si vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe si vend që ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, ka detyrim ligjor të mbrojë të drejtat e qytetarëve të saj, siç sanksionojnë të gjitha dokumentat e konventat që janë në fuqi", shkruan Blushi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë