Misteret e udhëtimit privat të presidentit drejt Strasburgut

Misteret e udhëtimit privat të presidentit drejt Strasburgut

Ilir Meta

Dje Ilir Meta ka fluturuar drejt Frankfurtit, por pavaresisht se ne cilesine e Kreut te Shtetit, ai viziten e ka mbajtur teresisht private.

Burime nga protokolli i shtetit bejne me dije se asnje punonjes i Ministrise se Jashtme apo Ambasades shqiptare ne Strasburg nuk eshte perfshire ne viziten e Presidentit. Pasi ka fluturuar me linjen ne Frankfurt, Ilir Meta ka udhetuar drejt Strasburgut me nje makine lluksoze te marre me qera (nuk dihet si dhe kush ka paguar per kete) dhe me pas eshte akomoduar ne nje vile prane qytetit te vogel ku ka seline edhe Komisioni i Venezias.

Portali prane Ilir Metes raporton se Presidenti do te zhvilloje nje takim me Kongresin e Autoriteteve Vendore, por mbetet mister perse nje vizite e tille e Kreut te Shtetit duhet te mbahet e fshehur dhe pa protokoll?

Burimet prane Metes bejne me dije se ne fakt arsyeja e vertete e udhetimit drejt Strasburgut eshte nje takim sekret me Gianni Buquicho, nderkohe qe keto dite Komisioni i Venecias nen drejtimin e Buquicho-s do te marre vendimin nese Ilir Meta e ka shkelur apo jo Kushtetuten e Republikes kur vendosi te c’dekretoje daten e zgjedhjeve te 30 qershorit duke nxitur protesta te dhunshme qe e kane demtuar jo pak imazhin e Shqiperise.

Jo me larg se dy dite me pare, ne nje interviste ne portalin prane tij, Ilir Meta deklaroi se ishte maxhoranca ajo qe po lobonte prane Komisionit te Venecias per ta shpallur jokushtetuese c’dekretimin e 30 qershorit.

Meta theksoi tek Cim Peka se ne rast se Komisioni i Venecias do ta klasifikonte si shkelje c’dekretimin, atehere Presidenti nuk do te priste as votimin e shkarkimit te tij ne Parlament e as vendimin e Gjykates Kushtetuese, por do te jepte menjehere doreheqjen.

Por ne kushtet kur Ilir Meta udheton fshehtas dhe nen kamuflim drejt Strasburgut per te takuar personin kyc e Komisionit te Venecias, pyetja qe ngrihet eshte: Kush po lobon ne Strasburg, maxhoranca apo vete Ilir Meta? Dhe a mos eshte ky lobim i Ilir Metes garancia dhe siguria qe ai ka se Venecia nuk do ta leri ne balte? TEMA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I tej: 18/09/2019 11:48

    Meta udhetim drejt p... semes

    Përgjigju
  • Trala zura nje gale: 18/09/2019 11:00

    O hajdut i Krrabes ska det e oqean qe te laje per ato qe ke bere.

    Përgjigju
  • Arbëri: 18/09/2019 10:49

    Po si jo , tani duhet paguar mil € për një vendim pozitiv pë metush floririn ! Shteti duhet të reagoi që tani ...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen