
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka uruar ish-presidentin Ilir Meta në ditëlindjen e tij të 56-të , duke e quajtur atë një simbol të lirisë dhe demokracisë.
Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, një ndër figurat më besnike të ish-Presidentit Ilir Meta ka uruar datëlindjen e këtij të fundit.
Ajo që bie në sy në urimin e Blushit është qasja e tij në urimin ndaj Metës, ku e uron duke marrë për shembull një urim të dikurshëm që i bëhej udhëheqësve të Partisë së Punës duke thënë 'Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë tënde'.
Postimi i Tedit
"Me këtë foto tonë në vendlindjen e tij të dashur, Çepan, i uroj gëzuar ditëlindjen edhe 100 vite të reja me shëndet të plotë, mbarësi dhe lumturi, presidentit Ilir Meta, i cili padrejtësisht ndodhet sot i izoluar politikisht në ekstrem nga armiqtë më të egër të lirisë, dinjitetit njerëzor, demokracisë, pluralizmit politik dhe kombit shqiptar.
Lider patriot e guximtar, burrë shteti vizionar dhe misionar i kauzave të mëdha kombëtare, Ilir Meta është kthyer në simbolin më frymëzues të Lirisë, të Demokracisë, të qëndresës dhe rezistencës përballë së keqes, padrejtësisë dhe autokracisë.
Urimet më të përzemërta për Ilir Metën t’i kthejmë në votë plebishitare për të në Qarkun e Tiranës dhe në Fitore Madhështore më 11 Maj për t’u rikthyer Lirinë të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë!
Liria do të triumfojë! Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë së tij dhe Partisë së Lirisë!"
Lajmi kryesor:
Edhe pse në proces divorci, Monika Kryemadhi uron Metën për ditëlindje: Dëshiroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh më 11 maj! Vota për ty, mundësi ndryshimi për Shqipërinë
H.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.8%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.8%
Vota total: 606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Repolitix’/ Valteri: PS mbështet SPAK, Berisha përdori drejtësinë për mbrojtjen e Metës dhe vrasësve të 21 Janarit! Kthupi: OPDAT jep asistencë! Galdini: Politikanët shqiptarë, kukulla
26 Mars, 21:56
-
Ylli Pata: Si e humbi Shqipëria trenin e BE-së që i erdhi në stacion
26 Mars, 20:33
-
‘Absolutisht po, flet vetë!’ Rama ironizon Berishën për VIDEO-postimin, repin banal me ‘vrasje kallashi' e shoqëron me bëmat ndër vite të tij: Gërdeci, 21 Janari, 1997-a!
26 Mars, 20:23
-
Shteti më i paguar se privati, gati reforma e dytë e rritjes së pagave! PS premton rritje të rrogës mesatare me 300 euro në mandatin e 4
26 Mars, 19:38
-
Kuota gjinore, ‘avantazhi’ i grave në listat e hapura! 1 në 3 fitues do jetë grua, edhe nëse votohet më pak se burrat
26 Mars, 19:32
-
Vrasjet e Haklajve në Tropojë, Ilir Demalia në Report Tv: Sali Berisha dha urdhër, SPAK ta nisë punën nga dosja ‘Gërdeci’ dhe ‘21 janari’, janë vrarë njerëz
26 Mars, 19:24
-
Taulant Balla: Mjaft më radhëve në porte dhe aeroporte! Duhet të marrim pasaportën Europiane
26 Mars, 17:59
-
Kulluri: Video-postimet? Rama, Berisha e Basha po sillen si pjeshka, le të pjeshkërojnë! Partitë e reja marrin 6-9 deputetë! Shabani: Betejën me forcat e mëdha, janë e njëjta letër bixhozi
26 Mars, 17:32
-
Berisha kërkon ndihmë nga KQZ dhe Policia kundër Bashës: Të heqë logot dhe simbolet e PD nga zyrat me qira, po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
Kreshnik Spahiu: Cili kryetar partie do japë dorëheqje më 12 maj?
26 Mars, 16:40
-
'Sëmuren' kandidatët e partive të vogla, 7 japin dorëheqjen në KQZ! Mësuesi i Shehajt dorëzon kërkesën plot me gabime drejtshkrimore
26 Mars, 14:33
-
Prej vitesh i murosur pas shëmtisë së kaosit 'liridemokratik' shikoni si është transformuar hyrja e Shkodrës! Rama: Ishte kthyer në xhep falco, si Lana e viteve 2000
26 Mars, 12:14