Blushi:Vettingu i trukuar Balla:
Ti as nuk e ke lexuar Reformën

Blushi:Vettingu i trukuar Balla:<br />Ti as nuk e ke lexuar Reformën
TIRANË-Seanca e sotme e Kuvendit është e katërta radhazi që mblidhet pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët vijojnë prej gati tre javësh protestën e tyre në cadrën e vendosur para selisë së Kryeministrisë, me kërkesën për krijimin e nje qeverie teknike që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.

Seanca e Kuvendit është hapur me debat në punimet e radhës ku zërin opozitar duket se po e bëjnë deputetët Ben Blushi e Mimoza Hafizi.

Sipas Blushit, Reforma në Drejtësi ka qenë e trukuar që në ditën e parë kur u nis, ndërsa ironizoi disa deklarata nga ministrat mbi Vettingun.

Por me Blushin ka replikuar socialisti Taulant Balla që i kërkoi Blushit të lexojë ligjet e Reformës në Drejtësi para se të flasë. Madje, Balla theksoi se disa gazetarë po e përdorin Blushin.

12:00 Balla: me vrafshin mua po te kesh lexuar Reformen ne Drejtesi
I ashpër në fjalën e tij ka qenë deputeti socialist Taulant Balla kundrejt Ben Blushit.
Sepse ke vite deputet dhe gjë nuk ke lexuar për ligjet. Ti vjen i papërgatitur, nëse ne bëjmë një gjë ti zgjedh gjënë tjetër, ti do kishe ardhur përse e bëmë ne, nëse do e kishim bërë nuk e ke lexuar dhe kuptuar asgjë, ne kemi një afate 300 ditë nga dita e hyrjes në fuqi, ç’të të them, nuk e ke lexuar, më vrafshin mua po e ke lexuar ti ndonjë fjalë, ti maksimumi pi kafe me Shkullakun, Bushatin dhe të thonë ata shko në sallë e thuaj këtë”.

Sipas Ballës, deklaratat e Blushit bëhen nga inati që ky i fundit ka ndaj PS-së.
Erdhe fole dhe minimalisht  duhet të thoje një fjalë për bojkotin, se duhet ta dish që ky proces të ecë para do që komisionet ad hock, nuk janë funksional. Nga inati që ke me PS me statutin e të fillosh të gënjesh që në 2005 të ka kërkuar Edi veting, këto janë abuzime. Ditën e që humb fillin e historisë e kalon në histori të vjedhura kjo nuk të nderon. Duhet ti drejtohesh pjesës që mungon që ti je bashkuar me ta, por meqë do të bësh të baraslarguan filloje nga problem i themelor. Bojkoti nuk bëhet për zgjedhje të lira, as për votim, por për të bojkotuar komisionet ad hoc ”, tha Balla”.

Ora 11:50 Blushi: I bllokuat me qëllim komisionet Ad Hoc
Ben Blushi akuzoi PS se ka bllokuar me qëllim ngritjen e institucioneve Ad Hoc që do të bënin verifikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Dy proceset janë bllokuar. Reforma në Drejtësi është bllokuar me një vendim nul. Të ndryshoni rendin e gjërave. Bëni ç’është ë mundur që  të kete zgjedhje të besueshme.  Për ju nuk më vjen keq por për Shqipërinë po. Shkatërrim të mbarë por Shqipëria nuk e meriton këtë çmim” u shpreh Blushi.

Sipas Blushit, Reforma në Drejtësi eshte trukuar që ditën e parë.
"Parlamenti nuk merr çdo vendim. Nuk ndryshon dot jetën e njeriut. Pse e hapët ju garën e vetingut? Pse ju doni të shtoni kandidatë të tjerë? Ju keni bërë një përzgjedhje para përzgjedhjes. Nuk ju pëlqyen dhe vendosët disa të tjerë. Ky proces u komplikua. Reforma në drejtësi filloi me një padrejtësi. Kush e beson këtë reformë në drejtësi. Ju e keni trukuar këtë që ditën e parë"

Sipas Blushit, kjo ka ndodhur dhe ka shembuj.
Çdo të thotë të trukosh një garë? Në 2015 me kujtohet se po bëheshin zgjedhjet për kryesinë e re në PS, dhe në darkë përfundoi procesin ndërsa në mëngjes vjen dhe më thotë Rama që kemi harruar Mimin, dhe u fut pa u votuar në garë. I tillë është dhe procesi i vetingut ku po futen pa u votuar në garë”.

Më tej deputeti i LIBRA ironizoi dhe deklaratat e disa ministrave mbi Vettingun.
"Dalin disa ministra dhe thonë se pas procesit të Vettingut, do të ndryshojë modeli i këpucëve, do të rritet numri i bletëve në Dibër apo do të ndryshojë çmimi i arrës në Tropojë. Jo të nderuar. Vettingu ka për qëllim që të fusë disa ish-ministra, ish-kryebashkiake apo qeveritarë vrasës në burg. Kaq e thjeshtë është”.
blushi
(Ben Blushi sot gjate fjales ne Parlament)

Ora 11:30 Mimoza Hafizi: Nisma jonë ligjore për njohjen e minimumit jetik ka ngecur
 Mimoza Hafizi, e cila përsëriti shqetësimin për vendosjen e  standardit të minimumit jetik në Shqipëri dhe për të cilin qeveria nuk ka ende një studim.
Kemi tre muaj, tha Hafizi, që nisma jonë ligjore për njohjen e minimumit jetik ka ngecur në procedura parlamentare. Njohja e minimumit jetik janë të ardhurat që duhet të ketë çdo njeri për ushqim, për arsim dhe kujdes shëndetësor. Njerëzit që kanë më pak të ardhura se ky minimum jetik duhet të konsiderohen të varfër. Sot, ka 400 mijë shqiptarë që jetojnë me 400 lekë të vjetra në ditë”, u shpreh deputetja Hafizi.  
Ministria e Financave, vijoi ajo, e kundërshton këtë duke kërkuar një analizë të impaktit financiar dhe buxhetor që duhet të kryhet nga ekspertë.
Në emër të partisë LIBRA, Hafizi kërkoi që minimum jetik t’i nënshtrohet një debati publik në parlamentin e Shqipërisë.

Ora 11:00 Rendi i dites
Rendi i ditës i seancës së sotme ka pak cështje për diskutim, pr/ligjin “Për administrimin e ujitjes dhe kullimit”, si dhe votimin e pr/rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit dhe Largimit e Përpunimit të Ujrave të Ndotura për vitin 2016”, si dhe emërimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP)

VIDEO-Kuvendi në seancë plenare
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Të monitorohet furnizimi me karburant!' Ministri i Financave Malaj inspektim në Porto Romano! Gazheli: Viti do mbyllem 700 mijë tonë karburant të importuar

'Të monitorohet furnizimi me karburant!' Ministri i Financave Malaj inspektim në Porto Romano! Gazheli: Viti do mbyllem 700 mijë tonë karburant të importuar