BMI, Shqipëria pa marrëveshje me
vendet e BE për çmimet e barnave

BMI, Shqipëria pa marrëveshje me<br />vendet e BE për çmimet e barnave<br>
BMI, pjesë e grupit të njohur të vlerësimit FITCH, përmes një raporti të fundit, tregon se Shqipëria, sikurse edhe vendet e tjera të Ballkanit nuk kanë asnjë marrëveshje për njehsimin e çmimeve të barnave apo skemën e rimbursimit të tyre, ndërkohë që për vendet me tregje të vogla si ne, marrëveshjet do të ndihmonin që të zhvillohet një akses më i gjerë tregu për prodhuesit.

BMI Research/ FITCH tregon në një raport se tendenca në rritje për vendet europiane për të bashkëpunuar, në lidhje me çmimet dhe rimbursimet e medikamenteve, paraqet rreziqe për firmat farmaceutike shumëkombëshe. Por, nga ana tjetër prodhuesit e barnave mund të përfitojnë nga aksesi më i madh i tregut nëpërmjet mekanizmave më të efektshëm të çmimeve dhe rimbursimit. BMI thekson se këto marrëveshje do të përqendrohen në tregjet më të vogla dhe më pak të begata në të gjithë Europën ndërsa fuqitë më të mëdha europiane preferojnë të ruajnë autonominë në negociatat e çmimeve. Por kjo nuk ndodh në rastin e Shqipërisë apo Ballkanit në tërësi.

Tendenca në rritje e bashkëpunimit ndërkombëtar në negocimin e çmimeve të barnave ka rritur vrullin në vitet e fundit dhe ka të ngjarë të përshpejtohet në të ardhmen. Demografia e plakjes paraqet një sfidë të rëndësishme për paguesit e kujdesit shëndetësor në të gjithë Europën, thekson raporti, gjë që ka çuar në rritjen e vëzhgimit të shpenzimeve farmaceutike. Nismat për kontrollimin e kostos, siç janë zëvendësimi i përgjithshëm dhe racionalizimi i recetës, janë përhapur gjerësisht, ndërsa rimbursimi i barnave është bërë gjithnjë e më sfidues.

Bashkëpunimi ndërkufitar shihet si potencial, thekson BMI, për të ulur kostot, duke ruajtur qasjen e pacientit në barna të reja dhe inovative. Tregjet në Europën Qendrore kanë legjislacion farmaceutik më pak të zhvilluar, prandaj bashkëpunimi do të mundësonte, sipas BMI, ndarjen e ekspertizës për të avancuar mekanizmat për negociata të çmimeve dhe vlerësimin e teknologjisë në fushën farmaceutike, për rimbursimin e barnave.

be

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës