Gjatë një interviste për Report Tv, deputeti Luçiano Boçi u shpreh se protesta e 27 janarit ishte një nga protestat më të mëdha të opozitës në Shqipëri për nga masiviteti. Ai nënvizoi se debati për numrin e pjesëmarrësve është për të minimizuar mesazhet politike. Sipas tij protesta duhet parë pikërisht për dhënien e mesazheve dhe menaxhimin të zemërimit të qytetarëve të cilët janë të zhgënjyer nga kjo politike.

Ka nevojë për konfigurim të ri politik- tha Boçi- sepse parlamenti dhe qeveria janë ilegjitime, ato kërkojnë të realizojnë politika për një grup të caktuar njerëzish.
I pyetur për marrdhënien e  Partisë Demokratike me aleatët ai u përgjigj se z. Basha nuk largoi askënd dhe karriera nuk i ndërpritet askujt sepse ka forma dhe nivele të ndryshme të angazhimit në politikë. Ai tha se politika nuk fillon dhe mbaron me emra por me ide .

Boçi pohoi se mbledhja e sotme e komisionit të medias ishte për të mirën e familjeve shqiptare por  u hdodh poshtë nga mazhoranca me votën e saj kundër librave falas. Ai shtoi se paratë shkojnë për makina dhe konçesione si ai i check-up dhe shpenzimi i qeverisë për librat shkollorë është vetëm 9 milionë euro

Në përfundim Boçi tha se deklaratat për të kapur “peshqit e mëdhenj” ishin rrugë strategjike për të hedhur ujë në zjarrin e ndezur, të hapur me qeverisjen për shkak të aferës së ish ministrit të brëndshëm, Tahiri. Zgjedhja e kryeprokurores- përfundoi Boci- ka sfumuar dhe ka  lënë në harresë disa raste. Njerëzit presin drëjtësi por drejtësia sociale është një iluzion.

Redaksia online
S.K./Shqiptarja.com