Milani ka arritur që të sigurojë kalimin për në fazën e grupeve në Champions League pasi ka mundur ekipin e PSV me rezultatin 3-0, teksa ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1.

Milani e ka pasur më shumë të lehtë sesa parashikohej ndeshjen me holandezët në Itali duke shënuar me Boateng në pjesën e parë të ndeshjes dhe në pjesën e dytë me Balotelin dhe përsëri me Boateng. Ndeshja ka dhuruar shumë spektakël, ndërsa në fund ka qetësuar edhe

Alegrin, i cili rrezikonte shkarkimin nëse do të eliminohej, pasi do të ishte një edicion i dështuar. PSV është mundur të reagojë, por mungesa e eksperiencës e shumë futbollistëve të rinj përballë një Milani të etur dhe me shumë traditë mbi supe e kanë bërë të pamundur suksesin.

Ekipet e tjera që janë kualifikuar janë Real Sociedad, Celtic, Zenit dhe Pilzen duke i hapur rrugë UEFA-s që të hedhë shortin në Monte Carlo.


d.b/shqiptarja.com