Futbollisti i kombëtares gjermane Jerome Boateng ka shkaktuar një skandal të madh në prag të Euro 2012, pasi është kapur nga mediat në një flirt që vërteton një lidhje jashtë martese me modelen Gina-Lisa Lohfink.

Nëse kjo do të kishte ndodhur më parë, ndoshta nuk do të kishte bërë shumë bujë për babain e dy fëmijëve, por kjo ngjarje vjen në prag të Euro 2012, duke turbulluar ujërat te Gjermania e trajnerit Low. Ish futbollisti i Manchester City, tani te Bayern Munich, ka një test të vështirë në Euro 2012, ndaj Portugalisë të shtunën, por duket se ka humbur formacionin.

Flirti i tij me modelen e Playboy, Gina-Lisa Lohfink në Berlin po bën xhiron e vendit. “Jerome donte të njihej me mua. Ne u takuam në një bar në hotelin tim rreth 02:00 të mëngjesit. Më pas shkuam në dhomë, por vetëm biseduam” tha Gina-Lisa Lohfink.(rb/shqiptarja.com)