Një prej mesfushorëve më të spikatur në kampin e skuadrës italiane të Milanit, Kevin Prince Boateng ka rrëfyer në një intervistë të fundit, fëmijërinë e vështirë sipas tij, që ka kaluar në Gjermani. Futbollisti me prindër ganezë ka vënë theksin te lufta për mbijetesë që duhet të bënte që i vogël ndaj shqiptarëve, rusëve apo emigrantëve të tjerë.
"Ishte një realitet i vështirë për mua i vogël. Cdo ditë, unë isha i detyruar që të përballesha ashpër në Berlin, me romët, arabët, shqiptarët, kroatët, rusët...Njerëz pa cipë që ishin të rrezikshëm. Kisha dy mundësi: Të bëhesha një kriminel ose të provoja që të luaja futboll" tha Kevin Prince Boateng.
"Unë zgjodha opsionin e dytë dhe gjithcka shkoi mirë" shtoi mesfushori ganez, që prej verës së shkuar është në një lidhje me modelen italiane Melissa Satta. Nuk dihet se për cilën arsye ai ka futur "në një thes" kombe të tërë si Shqipëria, Kroacia apo Rusia, duke shfaqur edhe një ndjenjë të fshehur racizmi, pikërisht nga një njeri që e vuan shpesh racizmin në fushë. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com