Boçi-Ramës: Ti je dhe do të jesh
përgjegjës për dhunën ndaj opozitës
Deputeti i PD Luciano Boçi, në sintoni me kolegët e tij të opozitës në 17 ditët e fundit, e akuzoi Kryeministrin Rama si regjizor të “aktit banditesk të dhunimit fizik dhe kërcënimit me jetë të deputetit të opozitës”. Duke iu referuar gjithmon rastit të deputetit Gent Strazimiri, Boçi fokusohet tek humori dhe heshtja e Ramës.
TIRANE - Në një deklaratë për mediat deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ripërsëriti akuzat e opozitës kundrejt Kryeministrit Rama për përfshirje me krimin dhe për heshtje e favorizim mbi dhunën në Parlament.
Deputeti Boçi, në sintoni me kolegët e tij të opozitës në 17 ditët e fundit, e akuzoi Kryeministrin Rama si regjizor të “aktit banditesk të dhunimit fizik dhe kërcënimit me jetë të deputetit të opozitës”. Duke iu referuar gjithmon rastit të deputetit Gent Strazimiri, Boçi fokusohet tek humori dhe heshtja e Ramës.
“Krimi në Parlament, e papranueshme heshtja e Ramës.17 ditë më parë Edi Rama vuri në skenë aktin banditesk të, vetëm e vetëm se denoncimi për lidhjet e tij kriminale prishi humorin e Kryeministrit.Mbarë opinioni publik u shqetësua për degjenerimin e parlamentarizmit nga Edi Rama, por ai vetëm hesht”- tha deputeti i PD për mediat.
Mbi rastin e deputetit socialist Arben Ndoka, pasi ka listuar dhe një herë implikimet e supozuara të këtij të fundit me krimin deputeti Boçi e etiketon atë si të preferuarin e Kryeministrit.
“Skandal dhe e papranueshme për gjithë shqiptarët që një deputet i dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi, siç është Arben Ndoka, të jetë i preferuari i Kryeministrit dhe të vihet në rreshtin e parë në sallën e matjeve të sukseseve imagjinare në 300 ditët e rendit”- tha më gjërë z. Boçi.
Gjithashtu Boçi u shpreh se Kryeministri Rama ka humbur betejën morale dhe se është e “do të jetë” përgjegjës për çdo akt potencial dhune në parlament ndaj deputetëve të opozitës.
Deputeti Boçi ripërsëriti dhe angazhimin e Partisë Demokratike për të denoncuar e bërë transparencë për implikimet e mundshme kriminale të Ramës.
“Edi Rama mund t’i rrahë shpatullat deputetëve të tij të inkriminuar për aktet banditeske që ata bëjnë, por ai e ka humbur tashmë betejën morale, dhe është e do të jetë përgjegjës për secilën dhunë dhe kërcënim jete ndaj përfaqësuesve të opozitës.Partia Demokratike është më e angazhuar se asnjëherë më parë, bashkë me qytetarët e vendit, do të vazhdojë çdo ditë misionin e ruajtjes së demokracisë dhe endrrës europiane të shqiptarëve, duke denoncuar e bërë transparencë për aleancën kriminale të Edi Ramës”- përfundon deklaratën për shtyp deputeti Boçi.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Itali/ Zjarr në një platformë nafte në det, roja bregdetare evakuon punëtorët (VIDEO)
22 Janar, 19:29
-
Softa: 21 Janari plagë e hapur, e kthyer në betejë politike! Të pyeten ata që kishin akses te serverat dhe të analizohen bisedat në radio
22 Janar, 19:21
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro
22 Janar, 19:02
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41