Bode dha urdhër me 3 janar
Ende asnjë pagë për buxhetorët

Bode dha urdhër me 3 janar <br />Ende asnjë pagë për buxhetorët
TIRANE - Edhe pse sot është 8 janar, 88 mijë buxhetorë përfshi punonjës të Administratës shtetërore, ende nuk kanë tërhequr pagën e muajit dhjetor, 2012.

Në muajin dhjetor, punonjësit tërhoqën shpërblimin e fundvitit 9 mijë lekë të reja, ndërsa nuk morën pagat mujore. Sipas një njoftimi u bë e ditur se pagesa do të bëhej në janar 2013. Punëtorët e administratës u rikthyen në punë pas festave më datën 3 janar por kur kanë kontrolluar në bankomat llogarinë, kanë verifikuar se paga e muajit dhjetor të vitit të kaluar nuk kishte kaluar.

Madje nga Thesari nuk janë shlyer as pagesat për shpenzimet emergjente spitalore me funksion jetësor, si blerje, oksigjen, gjak, ushqim, dhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.

Udhëzimi i cili u publikua sot në faqen zyrtare online të Ministrisë së Financave, mban datën 3 janar dhe megjithëse sot jemi 5 ditë më vonë, 8 janar,  Thesari ende nuk ka lëvruar fondet. Zëvendëskryeredaktori i gazetës së përditshme SHQIPTARJA.com, Genc Kondi i ftuar në studion e lajmeve të televizionit A1Report konfirmoi këtë fakt.

Në udhëzim Ministria e Financave shpjegonte situatën me faktin se ligji për buxhetin e shtetit i miratuar nga Parlamenti, në dhjetor dhe dekretuar nga Presidenti nuk ka hyrë në fuqi, dhe për çliruar "ngërçin" Ministri udhëzonte Thesarin të kryente pagesat e shërbimit të borxhit, pagesat për shpenzime emergjente spitalore pagat e punonjësve të qeverisjes së përgjithshme dhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore pensioneve si dhe të gjitha transfertave të tjera për pagesat e paaftësisë, ndihmës ekonomike etj.

"Meqenëse ligji për buxhetin e shtetit miratuar nga Parlamenti dhe dekretuar nga Presidenti nuk ka hyrë në fuqi, deri në hyrjen në fuqi të tij, për të siguruar një proces normal të zbatimit të buxhetit vjetor, ministri Bode udhëzoi që nëpunësi i parë i autorizuar të kryejë detajimin e buxhetit vjetor 2013 për të gjitha institucionet e qeverisjes së përgjithshme në sistemin elektronik të thesarit, si dhe me anë të shkresave për shpenzimet korrente. Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit nëpërmjet sistemit të thesarit të kryejë pagesat e shërbimit të borxhit, pagesat për shpenzime emergjente spitalore me funksion jetësor ( blerje, oksigjen, gjak, ushqim, etj), pagat e punonjësve të qeverisjes së përgjithshme dhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, transfertat në institucionet e sigurimeve shoqërore për pagesat e pensioneve, pagesat e paaftësisë, ndihmës ekonomike, papunësisë si pagesat për ushqim dhe medikamente për të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme që ofrojnë një shërbim të këtij lloji”, thuhej në udhëzimin e kreut të financave publike.

URDHERI I MINISTRIT MBAN DATEN 3 JANAR
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin