Bode: Ikja e CEZ lajm jo i mirë
por s'rrezikojmë për hir të emrit

Bode: Ikja e CEZ lajm jo i mirë<br />por s'rrezikojmë për hir të emrit
TIRANE - Ministri i Financave, Ridvan Bode, pranoi sot para gazetarëve se largimi i kompanisë çeke të energjisë CEZ-Shpërndarje nga Shqipëria nuk është aspak një lajm i mirë për imazhin e vendit në sytë e investitorëve ndërkombëtarë. Por, tha Bode, filiali i saj në Tiranë nuk respektoi kontratën dhe Shqipëria nuk mund të rrezikonte interesat e saj për hir të emrit të kompanisë.

“CEZ nuk arriti të plotësonte kushtet. Nuk është lajm i mirë largimi i një investitori të madh në fushën e energjetikës, por filiali në Shqipëri nuk respektoi kontratën. Për hir të emrit s’mund të kërcënonim interesat tona” - deklaroi ministri i Financave Ridvan Bode gjatë konferencës për shtyp sot në mesditë në ambientet e këtij institucioni.

Bode theksoi se në këto kushte është e nevojshme që politika të ndërmarrë reforma për të ringjallur ekonominë.

“Faktet treguan që filialet në Shqipëri nuk plotësuan dot kriteret e kontratës si në performancë, si në uljen e humbjeve, rritjen e hartimeve. Ne për hir të një kompanie nuk mund të mohojnë interesat kombëtare, interesat e popullit shqiptar. Këtu mbetet e pa lëkundur nevoja për të ndërmarrë politika për të ringjallur ekonominë. Me taksa progresive, me taksa të rritura nuk është koha për të shpallur alternative filozofike, por është koha për të vepruar për një realitet konkret që ne kemi përpara” tha ministri Bode.

Bode para gazetarëve bëri bilancin vjetor të ministrisë që drejton për vitin 2012 . Duke thënë se ky bilanc ka operuar në territor pozitiv, Bode deklaroi se për shkak të krizës ndërkombëtare nuk është momenti për të bërë filozofi me taksat. Referimi i qartë ishte për taksimin progresiv të propozuar nga Partia Socialiste.

Nga ana tjetër, Bode tha se pati një rënie të rritjes së ekonomisë, duke deklaruar se rritja ekonomike do të ishte më e madhe nëse nuk do të ishte kriza e eurozonës. Inflacioni në nivele më të ulëta në historinë e tij por i stabilizuar.

“Në fund të vitit 2% krahasuar me një vit më parë” - tha Bode. Ministri i Financave pranoi se ka rritje të nivelit të papunësisë me 27.8% në krahasim me vitin e kaluar. Niveli i të ardhurave, 330 miliardë lekë është në të njëjtin nivel me atë të vitit të kaluar. ose 24.5%", u shpreh Bode.

DEFICITI I ULET NE NIVEL HISTORIK
Deficiti 3.2% i prodhimit të brendshëm bruto, që sipas Bodes u ruajt i ulët . “Ky deficit përbën nivelin më të ulët historik. Asgjë nuk është e vërtetë nga ato, gogoli i deklaruar në media se qeveria po merr shumë para borxh. Viti i fundit i qeverisjes së PS-së ka pasur 5.1% deficit”, deklaroi Bode.

BODE PER PAGAT: VONESAT SE S’I KA DALE PIJA E VITIT TE RI

Duke folur për vonesat në pagat e buxhetorëve, ministri tha se tashmë fondet janë lëvruar dhe gjithçka është zgjidhur. “Mbi 90 % e pagave janë shpërndarë Atij kujt i ka dalë pija e vitit të ri më vonë do i marrë me vonesë “, deklaroi ministri Bode.

(im/sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin