Bode: Kriza, alarm i rremë
i Ramës, ne s'ramë në reçension

Bode: Kriza, alarm i rremë<br />i Ramës, ne s'ramë në reçension
TIRANË - Nga selia e PD-së, ish-Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi mbrëmjen e sotme se kriza ekonomike për të cilën flet Kryeministri është një alarm i rremë dhe raportet e ndërkombëtarëve kanë pohuar se Shqipëria qe i vetmi vend që nuk ra në reçension.

Bode tha se "Qeveria e majtë prej tre javësh në detyrë, ka filluar një sulm të paprecedent dhe të paprincip kundër ekonomisë së vendit. Deklaratat e pandërprera se ekonomia e vendit është në një krizë të thellë dhe biznesi  në prag të kolapsit, se financat e shtetit janë të falimentuara etj. janë pjesë e brutalitetit dhe arogancës së pushtetit të Ramës.

Sikurse është konfirmuar nga raportet e njëpasnjëshme dhe të shumta të institucioneve ndërkombëtare, (FMN, BB dhe grupi i saj, Kompanitë e raitingut ndërkombëtar, divizioni ekofin i BE etj.) ekonomia shqiptare, në situatën e krizës më të thellë që ka njohur bota dhe sidomos hapësira europiane, nuk ra në recession, nuk u përfshi në vorbullën e krizës.

Ekonomia jonë ngadalësoi ritmin e saj të ritjes, konsumi pësoi rënie si rezultat edhe i rënies së dërgesave nga emigrantët, varfëria pësoi një ritje të lehtë në krahasim me 2008 duke mbetur më e ulët se në 2004, niveli i nvestimeve pësoi një tkurje të lehtë krahasuar me 2008 dhe të ardhurat e buxhetit u tkurën me rreth 1 pikë përqindje të PBB duke u ritur në vlerë absolute nga viti në vit.

Rama me alarmin e remë kërkon të justifikojë bllokimin gjatë qeverisjes së tij të ritjes së paga e pensioneve;

me alarmin e remë Rama kërkon të justifikojë rritjen progressive të taskave, dyfishimin e tyre mbi biznesin dhe të lajë duart me premtimet për biznese pa taksa e 95 përqind të qytetarëve që do tu uleshin taksat;

Rama me alarmin e rremë kërkon të justifikojë sulmin ndaj investitorëve të huaj disponues të disa koncebsioneve dhe biznesit në tërësi për të rivendosur regulla të reja loje për bizneset e të vetëve

Ne mendojmë se nxirrja e situatës, përtej problematikës komplekse që ka shkaktuar presioni i krizës së zgjatur rajonale, synon të justifikojë larjen e duarve me premtimet elektorale për taksa të ulëta për 95 % të shqiptarëve, cmime të subvencionuar në bujqësi, ushqime pa tvsh, hapje të 350 mijë vendeve të punës e të premtimeve të tjera të pafund që i sollën në pushtet,"- përfundoi Bode.
 
Redaksia online
(arsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë