Bode kundër Berishës: S'arrijmë
dot rritjen e parashikuar!

Bode kundër Berishës: S'arrijmë <br />dot rritjen e parashikuar!
TIRANE- Ministri i Financave, Ridvan Bode, tha sot në prezantimin e buxhetit në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, se boshti i buxhetit të vitit të ardhshëm do të jetë mbështetja e rritjes ekonomike. Sipas tij, përmes mbajtjes së një niveli të lartë investimesh publike, qeveria do të tentojë të nxisë ekonominë e ndodhur nën presionet e krizës.

Por, për herë të parë, ministri i Financave pranoi hapur se objektivi për rritjen ekonomike gjatë vitit 2012 nuk do arrihet, duke marrë një pozicion të ndryshëm nga Kryeministri Berisha, që dy javë më parë ishte shprehur se rritja do të ishte shumë pranë parashikimeve të qeverisë.

Në emër të Partisë Socialiste, deputetja Mimi Kodheli, shprehu shqetësimin se me këtë projektbuxhet qeveria ka kapërcyer kufijtë ligjorë të borxhit, madje duke mos vendosur kufij të tjerë të qartë. Opozita ofroi bashkëpunim teknik për ta përmirësuar buxhetin, me kusht që qeveria të bëjë transparencë për gjendjen e borxheve të prapambetura.

Për vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar një rritje të deficitit në masën 3.5% të PBB dhe një borxh që mund të arrijë deri në 62.6% e PBB. Ministri Bode argumentoi se rënia e ritmeve të rritjes dhe zbehja e kreditimit të ekonomisë kërkon domosdoshëmrisht reagim të qeverisë përmes investimeve. Në projektbuxhetin e paraqitur nuk përfshihen të ardhurat nga privatizimet që janë në proces, por, sipas zotit Bode, nëse këto privatizime kryhen me sukses, të ardhurat do të shkojnë në radhë të parë për uljen e deficitit dhe borxhit.

Ministri Bode argumentoi se rënia e ritmeve të rritjes dhe zbehja e kreditimit të ekonomisë kërkon domosdoshëmrisht reagim të qeverisë përmes investimeve.
Në projektbuxhetin e paraqitur nuk përfshihen të ardhurat nga privatizimet që janë në proces, por, sipas Bodes, nëse këto privatizime kryhen me sukses, të ardhurat do të shkojnë në radhë të parë për uljen e defiçitit dhe borxhit.

Projekt buxheti pas diskutimeve në Komisionet parlamentare si dhe diskutimit në parim në Kuvend, do të kthehet për diskutim nen për nen në komisionet parlamentare, ndërsa në tërësi ai do të shkojë për miratim në seancë plenare në datë 17 dhjetor.

ENERGJETIKA
Kriza financiare në sektorin energjetik ka krijuar një situatë të paprecedent në buxhetin e shtetit. Qeveria ka kërkuar ndërhyrje në ligjin kuadër të buxhetit, në mënyrë që garancitë e mundshme që do t’i jepen Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare për të siguruar kredi për blerje energjie të mos përfshihen në llogaritjen e totalit të borxhit publik. Ministi i Financave Ridvan Bode tha në Komisionin e Ekonomisë se kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji, në një situatë që duket e paparashikueshme. Kjo kërkesë e qeverisë u kundërshtua ashpër nga opozita.

Ish ministri i Financave, deputeti i PS-së Arben Malaj tha se në këtë mënyrë qeveria kërkon të marrë një atribut që ligji dhe kushtetuta ja njeh Kuvendit.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, borxhi i pashlyer i ÇEZ Shpërndarje ndaj KESH ka arritur në 100 milionë euro, çka e ka zhytur korporatën e prodhimit të energjisë në një krizë likuiditeti. E vetmja mënyrë që KESH ka për të blerë energji dhe për të mbuluar shpenzimet e veta është mbështetja buxhetore me financime apo me garanci për të siguruar kredi bankare.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?