Bode: Për dy mandate paratë
ish të përndjekurve politikë

Bode: Për dy mandate paratë <br />ish të përndjekurve politikë
TIRANE-I ftuar të jepte shpjegime mbi dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve politikë, Ministri i Financave Ridvan Bode premtoi se shlyerja e këstit të dytë mund të përfundojë në 2013 nëse socialistët miratojnë buxhetin për vitin e ardhshëm. Ndërsa 6 këstet e tjera të dëmshpërblimit mund të shlyhen në dy mandate qeverisëse.

“11.729 dosje janë paraqitur në Ministrinë e Financave. Nga këto 10.700 dosje ose mbi 85% kanë marrë këstin e pare. Pjesa tjetër ka probleme me dokumentacionin. 3% e ish-të përndjekurve kanë marrë këstin e dytë”- tha Bode duke shtuar se “nga buxheti duhet të dalin në total 47 miliardë lekë për ish-të dënuarit” 

Akuzave të vazhdueshme të demokratit Edmond Spaho mbi qëndrimin e socialistëve ndaj ish-të përndjekurve, u është përgjigjur socialisti Erjon Braçe. Deputeti  socialist tha se qeveria nuk ka shqyrtuar 60 % të dosjeve dhe ngriti pyetjen se kur do të përfundojë kompensimi.
 
“Kur është afati i përfundimit të kompensimit? Për një vit keni paguar rreth 2 mld lekë, ndërkohë kësti është 5 mld lekë. Ka burokraci në procesin për mbledhjen e dokumenteve”- tha Braçe

DEBATI PER PENSIONET E ISH USHTARAKEVE

Debati më pas është spostuar te pensionet e ish-ushtarakëve, për të cilat ministri Bode akuzoi socialistët se gjatë 8 vjetëve që ishin në pushtet nuk bënë asgjë, ndërsa nxorrën një ligj gjatë fushatës së vitit 2005, duke zgjeruar skemën e përfshirjes e duke dëmtuar kështu shumë ushtarakë. Por socialisti Piro Lutaj iu përgjigj ministrit të Financave duke nënvizuar se ajo që ka abuzuar është "mazhoranca aktuale".


DEBATI PER INVALIDET

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur edhe sa i përket ndihmës që marrin të verbërit dhe invalidët para e tetraplegjikë. Ministri i Financave akuzoi socialistët se për qëllime elektorale dyfishuan numrin e përfituesve të ndihmës nga rreth 50 mijë në 100 mijë, duke shtuar në buxhet vetëm 1 mld lekë. Bode tha se numri i personave që përfitojnë nga kjo skemë aktualisht ka shkuar në 147 mijë. “Edhe Bosnja që ka kaluar luftë ka një numër më të ulët”, komentoi ministri.

Ministit Bode kërkoi t’i replikonte nënkryetari i shoqatës së të verbërve, Luan Bregu, por atij nuk iu dha fjala nga deputeti demokrat Spaho që drejtonte mbledhjen.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, demokrati Edmond Spaho, nuk ka lejuar që gjatë interpelancës me ministrin e Financave, Ridvan Bode, të thirrur nga deputetët socialistë, të flisnin edhe grupet e interesit.

Bode ishte thirrur sot nga socialsitët në një seancë dëgjimore për aktet nënligjore që rregullojnë nivelin e pagesave për energjinë, transportin, telefoninë e të verbërve, invalidëve para e tetraplegjikë; aktet nënligjore që rregullojnë nivelin e pagesave të ish-të përndjekurve politikë (dëmshpërblimin për ditë burgu), si dhe numrin e përfituesve aktualë nga kjo kategori, aktet nënligjore që rregullojnë nivelin e pagesave të ish-ushtarakëve, zbatimin e vendimeve të gjykatave, si dhe nivelin e përfituesve aktuale të kësaj kategorie.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?