TIRANE- Pavarësisht situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendi ynë, Ministria e Financave po mendon për rikonstruksionin e ambienteve. Ministri Ridvan Bode, po përgatit një tender me vlerë mbi 900 mijë dollarë për rikonstruksionin e zyrave të institucionit që ai drejton, që pritet të zhvillohet në fund të muajit maj.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja Shqip, që shkruan se në vitin 2012, Bode ka shpenzuar rreth 400 mijë dollarë për rikonstruksion ambientesh. Por kjo nuk e ka penguar Boden që të vazhdojë shpenzimet, edhe gjatë këtij viti elektoral.

Në gusht të vitit të shkuar, gazeta “Shqip” botoi një lajm ku thuhej se Bode ka shpenzuar 100 mijë dollarë për zyrën e tij. Por, zyra e shtypit e Ministrisë reagoi ashpër duke thënë se “janë disa zyra, të cilat nuk ishin prekur prej të paktën 10 vitesh”.

Marrë nga gazeta "Shqip"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)