Bodo, një nga tre Kryeqytetet e Kulturës Evropiane 2024

Bodo, një nga tre Kryeqytetet e Kulturës Evropiane 2024

Me më shumë se 1000 aktivitete, Bodo dhe rajoni përreth Nordland duan të tregojnë se jo vetëm kanë natyrën e Arktikut që të mahnit, por edhe një kulturë tërheqëse. Organizatorët shpresojnë të tërheqin më shumë se 500.000 vizitorë gjatë gjithë vitit.

Rajoni është i madh: Një udhëtim nëpër Nordland nga veriu në jug përshkon plot 800 kilometra.

"Bodo2024" është projekti më i madh kulturor që zhvillohet në Norvegjinë veriore deri më sot. Bodo synon të jetë kryeqyteti më i qëndrueshëm i Kryeqyteteve të Kulturës Evropiane. Në pranverë, ai do të presë atë që organizatorët e quajnë "koncerti më i qendrueshëm në botë", i titulluar "Muzikë e pastër".

Popullsia indigjene në fokus të veprimtarive

Kultura e Samëve, popullit indigjen të rajonit, do të ketë gjithashtu një fokus të veçantë, duke përfshirë një produksion teatror muzikor me shumë pjesë.

Shumë evente në kuadrin e Kryeqytetit të Kulturës Evropiane 2024 kanë një lidhje me Gjermaninë, duke përfshirë ceremoninë e hapjes më 3 shkurt. Ajo do të festohet me një ngjarje spektakolare në port me ansamblin artistik të Berlinit Phase7, në një skenë lundruese të ndërtuar posaçërisht.

Një veprimtari e rëndësishme në natyrë është planifikuar për "Pragun e Mesit të Verës” më 22 qershor, kur mund të shijojet dielli i mesnatës (dita më e gjatë e vitit). Dhe Festivali i parë i Nordland Light do të mbahet në nëntor dhe dhjetor kur ditët të shkurtohen përsëri./DW

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic