Bogdani: Nëse bëhem kryetar Bashkie do rregulloj trafikun në Tiranë! Transport falas fëmijëve në fillore! Jo ndërtime 'sot për sot', por me prespektivë

TIRANË- Kandidati për primaret në PD-së, Gert Bogdani premton se nëse do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, do të zgjidhë problemin e trafikut në kryeqytet! I ftuar në Report Tv në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Bogdani ka shpalosur platformën elektorale, ku ka deklaruar se do të rregullojë trafikun, që duhet vetëm 1 orë punë tha ai, e teksa premtoi se do të ofrojë edhe transport publik falas për fëmijët në fillore.

“Ka një trafik të paparë në Tiranë, aty nuk ke demokrat të Bashës, Berishës, Alibeaj, apo socialistë të Ramës, Veliaj, aty janë të gjithë. Ju ka rastisur në rrugët kryesore të Tiranës, në momentin që kalon semafor jeshil, hapet direkt i kuqi, kjo do 1 orë punë programim, për këtë s’e vret mendjen kryetari. Një problem tjetër është transporti publik, kjo është një gangrenë totale. Bashkia vjel taksën për arsimit, qytetarët ia paguajnë, shtetit, bashkisë, por e paguajnë edhe tek biznesi, ndërkohë, Bashkia bën shkolla 6 mln euro, me këto para që ia vjedh kalamajve, mund të kishte bërë 4-5 shkolla më shumë dhe nuk do kishte shkolla me turne, ne po studiojmë që të ofrojmë transport falas në ciklin fillor, lehtëson prindërit dhe trafikun. Lekët? Nuk do vjedhim", tha Bogdani.

Një tjetër pikë ku ai është ndalur janë ndërtimet, ku sipas tij, do të krijojë një tjetër prespektivë të zhvillimit të qytetit. AI tha se nuk do të ndalë ndërtimet, por sipas tij, do t’i bëjë ato me një plan të detajuar në mënyrë që çdo qytetarët të gjejë të gjitha shërbimet e duhura në lagjen e tij. Ky plan, sipas Bogdanit, do të ndikojë edhe në uljen e çmimit të apartamenteve.

“30 mijë apartamente të pashitur, me 4000 euro m katror, po kush e blen këtë? Ciftet e reja dhe sikur të punonin të 2 me punë normale, nuk e përballojnë dot këtë çmim, në Tiranë, industria e ndërtimit, përdoret për të pastruar para. Zhvillim me prespektiv të qytetit, do bëj unë, zhvillim që nuk është sot për sot, por për të ardhmen, ke vende që ke dendësinë më të madhe se në Kinë, do bëjmë një hartë të dendësisë dhe shërbimeve. Në Unazën e re, ke një zonë 100 mijë banorë, ku nuk ke shkolla, do zhvillohet me hapësira të gjelbra, jo vetëm beton. Tirana mund të ishte zhvilluar drejt kodrave, apo Bulevardit. Ajri, zgjidhet duke ulur trafikun dhe ndërtimet, një trotuar këta duan 50 javë për ta ndërtuar, dhe ne do i mbyllim në kohë punimet, sidomos punët publike”, shtoi Bogdani.

Krijimi i parqeve të reja në lagje apo edhe ndërtimi i një pallati të ri të lojërave me dorë, janë disa premtime të tjera të Bogdanin, e ndërsa nuk i ka ndalur akuzat edhe për kundërshtarin e tij, Erion Veliaj. Ai tha se Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’ po lihet në degradim pasi ka plan për t’u bërë pallat.

“Parqe të reja të Tiranës në lagje, e të mos bëjnë vrap te parku i Liqenit. Ndërtimi i ambienteve sporteve jashtë qendrës, krijimi i pallatit të lojërave me dorë, ‘Asllan Rusi’ po lihet të degradohet që të bëhet pallat”, tha ai.

Në studion e Report Tv, Bogdani ka prezantuar edhe 3 shtyllat kryesore të platformës së tij.

“Jo të heqim thjesht një kryetar Bashkie të majtë, por të ndryshojmë frymën e qytetit, dinjitet dhe respekt, duhet të respektohen të gjithë qytetarët, nga ai shitësi i kokoshkave te biznesmeni i fuqishëm, një qytet që ofron mirëqënie, që të rinjtë të investojnë në Tiranë, perspektivë dhe vizion, qytet që ndërtohet sot për nesër, jo sot për sot, ndërtohen kulla, dhe pastaj se ku janë kanalizimet, se ku janë rrugët nuk e vret njeri mendjen”, shtoi Bogdani.

Sa i takon bashkimit me palën tjetër të PD-së, Bogdani nuk ka një plan konkret se si kjo mund të arrihet, në një kohë kur grupi i Alibeajt është kundër primareve dhe paralajmërojnë që do të dalin me kandidatët e tyre. Përtej kësaj, për Bogdanin, primaret, do i bashkojnë demokratët në qëllimin e përbashkët që të fitojnë zgjedhjet.

“Të gjithë përbashkohen te kjo pikë, për shkak të marrëdhënies së punë, nuk ka demokrat të njërit apo të tjetrit, janë qytetar me vetëdije politike, me vetëdije të votës së tyre, që i vuajnë problemet e qytetit në përditshmëritë e tyre, i vuajnë të gjithë, janë njerëz që kërkojnë shpresë, ndryshim dhe unë këtë do e jap për të mirën e çdo qytetari të Tiranës. Problemet dhe hallet e Tiranës nuk pyesin kë ke votuar, ne do i japim zgjidhje për problemet e qytetarëve”, shtoi kandidati.

Në fund, ka vlerësuar edhe aleancën në Partinë e Lirisë, duke thënë se çdo bashkëpunim me partitë opozitare, është i nevojshëm, teksa ka listuar edhe karakteristikat që e veçojnë atë nga kandidatët e tjerë.

“Duhet të vlerësojnë eksperiencën, kemi vendosur disa standarde që sot i qëndrojmë! Puna ndërvite me strukturat, një punë konstante gjithmonë në terren, edhe larg kamerave, një kompleks karakteristikash, marrëdhëniet me jashtë ndër vite, se është e rëndësishme për të marrë mbështetje nga jashtë dhe puna si aktivist në jetën shoqërore të vendit”, tha Bogdani në studion e Report Tv.

Në garë për primaret e ‘Rithemelimit’ në Tiranë janë Belind Këlliçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Adriana Kalaja dhe Jul Deda.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja e Shqiptarja.com, Brunilda Kazani 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elka: 10/11/2022 18:32

    O Gert xhani! Po si do rregullosh trafikun ? me rruget qe ke? se per ti zgjuar si zgjeron dot! apo do besh magji???? BT pa kryeministrin te rregullon vetem pocat. Mos merr zotime kot! Bej noinkopesht cerdhe edhe noi park lulishte se te tjerat si ben dot! Te fala!

    Përgjigju
  • erind: 10/11/2022 18:24

    hej zot ,dikush tju tjote ketyre ,bogdaneve ,ramave ,metave,salijve ,lulave ,veliajve etj qe jane tmerresisht te konsumuar dhe se votohen nga elektorat i kapur me nje rroge ,me nje biznes ,me nje infkuence

    Përgjigju
  • Liku: 10/11/2022 18:02

    Ik o Bogdan se nuk rregullohen gjerat me non grata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë