Sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit Erion Bogdani ka hedhur poshtë të gjitha spekullimet që e largojnë nga ekipi i Sienës për pjesës e dytë të kampionatit. Sulmuesi ka deklaruar se nuk do të largohet në merkaton e dimrit, pasi ka besimin e plotë të stafit drejtues edhe të trajnerit.

Humbja me ekipin e Milanit në fundjavë me rezultatin 2-1, ku Bogdani ishte protagonist nga minuta e parë nuk do të ndikojë aspak.

Sipas sulmuesit Siena nuk humbi përballë një ekipi çfarëdo, por përballë Milanit. Sulmuesi ka qenë pjesë e shumë ekipeve në kampionatin italian, por jo vetëm. Të paktën deri në fund të edicionit e qetë është situata edhe për Armando Sadikun, i cili nuk lëviz nga Zvicra.

Ndërsa e kundërta është për Edgar Çamin që akoma nuk po gjen një ekip, të cilit ti bashkohet në merakto. Dëshira e sulmuesit është që të luajë në Itali, por akordi nuk është arritur me asnjë ekip.


Dylber Balla