Bogdani: Taksa zero? Deklarata
më e papërgjegjshme e Ramës

Bogdani: Taksa zero? Deklarata <br />më e papërgjegjshme e Ramës
TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani ishte sot në takime me biznesin e madh e të vogël në njësinë numër 10, teksa e ka cilësuar si fushatë sensibilizuese ndaj deklaratave të kryesocialistit Rama se do të heqë taksën e biznesit të vogël.

“Ky takim bëhet në kuadrin e fushatës për sensibilizimin, për një nga deklaratat më të papërgjegjshme që keni dëgjuar deri tani të zotit Rama për taksën zero, për biznesin e vogël”, u shpreh deputeti demokrat.

Bogdani theksoi se “Rama sheh me realitetin dhe optikën e tij të shtrembër dhe të errët. Pavarësisht vështirësive ekonomike dhe pavarësisht vështirësive që kanë vendet e tjera të Evropës, Shqipëria vazhdon që të qëndrojë stabël dhe vazhdon që të avancojë përpara.”

Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani u shpreh, “se për biznesin e madh, Qeveria ka ndërmarrë politika fiskale, duke e bërë Shqipërinë ndër vendet me taksa më të ulëta në Evropë, si taksën e sheshtë me 10 %, apo shumë lehtësira të tjera në procedura, deri në pagesën online të taksave.”

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të Partisë Demokratike thuhet: “Tregtarët janë shprehur se deklaratat e zotit Rama diskriminojnë këtë biznes, si dhe Rama kërkon që të rrisë konkurrencën e pandershme dhe evazionin fiskal.”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?