Bogdanoviç: Serbia s'do mbajë
zgjedhje lokale në Kosovë

Bogdanoviç: Serbia s'do mbajë <br />zgjedhje lokale në Kosovë
BEOGRAD - Zgjedhjet lokale serbe nuk do të mbahen në Kosovë, deklarata vjen nga ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviç. Në një intervistë për Tanjug, Bogdanoviç tha se Serbia “nuk dëshiron të shkelë në asnjë mënyrë rezolutën 1244” apo “të verë në rrezik serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër”.

Bogdanoviç shtoi se misioni i OKB-së në Kosovë, UNMIK, ‘është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve lokale’.

Ministri Bogdanoviç nuk i ka dhënë shumë rëndësi këtij njoftimi, shkruan b92, ai tha se “kjo nuk do të thotë se institucionet serbe do të mbyllen”. Bogdanoviç ka kujtuar se në Kosovë nuk janë mbajtur zgjedhje lokale serbe nga 1999 deri në 2008 – “dhe pavarësisht kësaj, institucionet tona mbijetuan dhe ishin ndoshta më të forta se ato që u formuan pas zgjedhjeve të 2008”.

Megjithatë, serbët në veri të Kosovës kanë thënë se ata do t’i organizojnë zgjedhjet lokale, pavarësisht nga vendimet e Beogradit. Kjo është kritikuar nga Bogdanoviç që thotë se “është shumë keq për serbët që të ndahen në këtë mënyrë”.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi