Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, garantoi gjatë një takimi me të rinj të Tiranës se Bashkia e Tiranës do të jetë një institucion i ndershëm dhe i drejtë për çdo qytetar, kur ai ta drejtojë atë.
“Ne të do të punësojmë njerëz të aftë dhe të zotë, pavarësisht ngjyrave politike apo preferencave të tjera. Përvoja, dijet, aftësia, integriteti do jetë të vetmet kritere për të punuar në Bashkinë Tiranë. Bashkia e Tiranës do këtë vend për çdo njeri të aftë dhe të ndershëm, pavarësisht se për kë individ apo parti ka votuar”, ka thënë Bojaxhi i cili është ndalur edhe te raporti i të rinjve me politikën.
Sipas tij, trajtimi që partitë politike i bëjnë rinisë është përçmim ndaj dinjitetit njerëzor, përçmim ndaj lirisë. Rinia, për Bojaxhi, ka nevojë për mundësi për të ecur përpara, për liri, për konkurencë të ndershme përtej militantizmit partiak.
“E ardhmja juaj nuk duhet të jetë e sigurtë vetëm nëse ajo varet nga anëtarësia në forumet rinore të partive. Nëse jo varet nga servilizmi ndaj drejtuesve të partisë apo familjarëve të tyre. Shoqëria jonë duhet të ofrojë mundësitë që të rinjtë të gjejnë veten dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre.” – tha Bojaxhi.
Bojaxhi u shpreh ndër të tjera se mungesa e vleresimit të punës është një nga problemet kryesore të prapambetjes sonë dhe rinisë shqiptare.
“Nëse duam të shkojmë përpara ne duhet të ndërtojmë një shoqëri ku njerëzit vlerësohen për atë që janë dhe atë që bëjnë dhe jo për lidhjet e tyre partiake, farefisnore dhe klienteliste”, përfundoi Bojaxhi.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com