Bojaxhiu: “Unë drejt
majës Everest”

Bojaxhiu: “Unë drejt <br />majës Everest”
Gjergj Bojaxhiu, njëri prej ish-zyrtarëve të PD-së dhe ish-anëtar i KOP-it, prej fillimit të prillit ka nisur sfidën e tij personale të ngjitjes në majën më të lartë të botës, Everest. Në ditët e fundit, kur është edhe sfida më e madhe me kushtet ekstreme të motit dhe të lartësisë, ekspedita Everest 2012 është ngjitur në mbi 7000 metra. Aktualisht janë tre alpinistë shqiptarë Gjergji Bojaxhi, Fation Plaku dhe Gerti Pishtari po i ngjiten majës së lartë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, një iniciativë e sponsorizuar nga Vodafone, Reiffaisen Bank dhe Ministria e Rinisë dhe Sporteve. Pritet që së shpejti ata të arrijnë edhe majën e Everestit, duke kapur lartësinë prej 8848 metrash. Atmosferën e kësaj ndërmarrjeje kaq të rëndësishme, por edhe sfiduese e sjell vetë Bojaxhi nëpërmjet një ditari që po sjellim për lexuesit e “Shqiptarja.com”.

Dje
Kampi Bazë (Base Camp - BC) 5,000m – përgatiti Gjergj Bojaxhi
Aklimatizimi në BC na zgjati më shumë se një javë. Ditët e para kishim për detyrë të qëndronim në kamp pa lëvizur. Ditën e katërt ngjitëm një lartësi prej 300 m mbi BC. Ditën e pestë pushim e ditën e gjashtë 700m mbi BC. Ideja ishte që kur të niseshim për në Kampin e Ndërmjetëm në lartësinë 5,700 m të ishim disi të aklimatizuar. Kapja e lartësisë 5,700m në një nga majat mbi BC u arrit nga i gjithë grupi, por me ritme të ndryshme. Fatjoni ishte i pari që çau ferrën për sipër e pastaj për poshtë. Më pas ishte Gerti, Erli të ndjekur nga Xhimi e Mateo, i fundit ishte Gjergji (unë) i cili në këtë ditë ishte blozë. Besoj se jam kthyer në kamp rreth 1 orë pas të tjerëve. Sidoqoftë aklimatizimi në BC kishte mbaruar dhe ne ishim gati të niseshim për më sipër.

9 orë më parë
Kampi i Ndërmjetem 5,700m
Nisjen për në Kampin e Ndërmjetëm e bëmë më datë 22 Prill. Nisja ishte e bujshme pasi karvani përbëhej nga 25 jak që do transportonin shumicën e bazës materiale në kampin e avancuar (6,400m). Udhëtimi që ishte 11 km i gjatë dhe me një disnivel prej 700m zgjati 6 orë për Gjergjin, pak më gjatë për Fatjonin dhe Gertin dhe rreth 7 orë për Xhimin, Mateon dhe Erlin. Për ta vendosur “suksesin” e Gjergjit në një kontekst krahasues jaket e bënë rrugën për më pak se 6 orë. Për ata që mund të mos e dinë jaket janë familja e lopës të përshtatur në zonën e Himalajes, d.m.th. jaket/lopët ecën më shpejtë se ne. Këtu fjetëm 2 net dhe gjatë këtyre 2 ditëve bëmë një ecje aklimatizuese deri në lartësinë 6,000m.

3 orë më parë
Kampi Avancuar - Advanced Based Camp ( ABC - 6,400m ) – Pergatiti Gjergj Bojaxhi
Nisja për ABC nga Kampi Ndërmjetëm u bë më datë 24 Prill. Distanca ishte 11 km dhe lartësia për tu ngjitur 700m. Rruga ishte më e bukur se më parë pasi këtu akullnaja ishte më dominuese. Rrugëtimin e nisi Gjergji me Fatjonin e më pas Gerti, Xhimi, Mateo e Erli. Nga trecereku i rrugës Gjergjit ju këputen pak këmbët dhe në ABC përfundoi Fatjoni, Gerti e më pas Gjergji, Xhimi, Mateo e Erli. Për të mos patur përsëri iluzione të kota për gjendjen tonë duhet të vë në dukje që jaket/lopët e ngarkesës përsëri arritën para nesh në ABC. Gjatë rrugës në një moment (ndër të shumtit) më ishte marrë fryma keq dhe ndalova për të pushuar. Duhet të kem qenë në rreth 6,000m lartësi. Pas pak vjen një segment i karavanit të ngarkesës me 4-5 jak dhe çobanin e tyre. Ky zotëria i vockel tibetian ja kishte kërcitur një kënge lokale tip imitimi pavaroti sa unë nuk dija se çtë bëja më parë. Të vlerësoja të kënduarin që ishte me të vërtetë interesant apo të haja inat me këtë xhuxhmaxhuxh vendas që këndonte për shtatë palë qejfe gjatë kohës që unë mezi merrja fryme pas gjithë atyre muajve stervitje. Fatmirësisht e zgjidha duke nxjerrë kamerën dhe duke e inxhizuar. Më pas me vesh varur vazhdova rrugën e dhimbshme drejt ABC.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i Premier League

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare ish-futbollisti i Premier League