Bojkoti/ Avokatët në Repolitix: Reforma territoriale të ecë paralelisht me hartën e re gjyqësore! Nuk jemi zgjatim i pushtetit gjyqësor, por pjesë përbërëse

Harta e re gjyqësore duhet të ecë paralelisht me hartën e re territoriale! Kështu deklaruan në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, avokatët Edmond Petraj dhe Ledio Braho, duke ju referuar vendimit për bojkotin pa afat të seancave gjyqësore si dhe bojkot për 10 ditë të masave të sigurisë. Avokatët u shprehën se më këtë vendim ato tregojnë forcën e tyre, se nuk janë zgjatim i pushtetit gjyqësore, por janë pjesë përbërëse e drejtësisë.

Avokati Edmond Petraj thotë se pjesa e Reformës Territoriale, duhet të ecë paralelisht me pjesën e hartës së re gjyqësore. Sipas tij kjo situatë duhet të rregullohet dhe procesi të stopohet derisa të reflektohen të gjitha problematikat dhe defektet e hasura.

‘Nëse unë kam vajtur në një seancë unë jam i detyruar që të paraqes një shkak të arsyeshëm. Avokatët janë të detyruar që ta respektojnë. Avokatët kanë detyrim ligjor të shkojnë. Ai është ultimatum për të gjithë avokatët. Ai të kalon direkt te pjesa e komisionit të disiplinës . Unë jam anëtar i një dhomë, ka ligj avokati.  Pjesa e Reformës Territoriale që do të bëhet duhet të ecë paralelisht dhe kjo e hartës gjyqësore. Tani ja kaluam MF dhe pasta qeverisë. Kam mendimin se kjo situatë rregullohet që të ndalohet si proces të rregullohen të gjitha problemet dhe defektet. Mund të bëhen edhe shtesa nëpër gjykata. Duhet ndërhyrje në reformën territoriale. Nëse do kalojmë në sistemi rajonal do të ndryshojmë edhe tek proceduar sesi do të veprohet. Janë disa gjëra teknike.’- tha Petraj.

I të njëjtin mendim, është edhe avokati Ledio Braho, i cili kërkon që të merret parasysh mendimi i avokatëve për hartën e re gjyqësore. Sipas Brahos çështja zgjidhet duke realizuar një proces të madh, ndërsa sugjeroi edhe pritjen e hartës së re gjyqësore.

‘Për masat u vendos të ishte afati 10 ditor. Pati debate dhe kjo nuk është çështje që duhet ta mendojmë ne po qeveria dhe KLGJ. Por MD e ka të gjithë mundësinë që të marrë masat dhe mos të lejojë që situata të mos precipitojë më tej. Nuk është thjeshtë duam apo nuk duam, por bëhet për interesin e qytetarëve tanë dhe avokatëve në përgjithësi. Duhej një vendim i tillë, të tregojmë forcë, se ne nuk jemi zgjatim i pushtetit gjyqësor, por jemi pjesë përbërëse e sistemit gjyqësor. Nuk u mos parasysh asnjë mendimi i avokatëve për hartën gjyqësore, s’kemi çfarë bëjmë më.  Kjo zgjidhet dukë bërë një proces më të madh, të presim hartën territoriale dhe më pas të mbushim gjykatat me gjyqtarë. Thonë se ky është një projekt që ka 4 vjet, por ky produkt sërish nuk jep zgjidhje.’- u shpreh Braho.

Avokatët kanë vendosur bojkot pa afat të seancave gjyqësore dhe për 10 ditë të masave të sigurisë, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore, me një apel dhe 13 gjykata të Shkallës së Parë.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar