Harta e re gjyqësore/ Avokatët bojkot pa afat seancave, 10 ditë s'marrin pjesë as në masat e sigurisë: Masë disiplinore kush s'e respekton

TIRANË- Në kundërshtim të hartës së re gjyqësore me një apel dhe 13 gjykata të shkallës së parë, avokatët kanë vendosur bojkot pa afat të seancave gjyqësore dhe për 10 ditë të masave të sigurisë.

Afati i bojkotit për masat nis nga dita e enjte, nesër 30 qershor e në ditët në vijim deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kreu i avokatisë, Maks Haxhiaj e cilësoi të papranueshëm këtë draft ndërsa tha se vendimi është i të gjithë avokatëve dhe i pa ndikuar prej tij.

Pak ditë më parë ishte Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroi i Përgjithshëm dhanë pëlqimin e tyre për këtë hartë ndërsa e argumentuan atë si më të përshtatshmen në situatën aktuale ku ndodhen gjykatat dhe prokuroritë.

Ndërsa në një reagim për Report Tv ministri Ulsi Manja pak ditë më parë tha se avokatët do duhet ta kundërshtojnë hartën në gjykatë nëse s’janë dakord me të. Pro hartës kanë dalë edhe gjyqtarët të cilët nëpërmjet shoqatës së tyre dhanë pëlqimin për miratimin e saj.

Report Tv ka mësuar se kjo hartë do të dërgohet në qeveri e cila nëpërmjet një vendimi do të miratojë propozimin e këshillit të lartë gjyqësor. Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:27
Harta e re gjyqësore/Maksim Haxhia: Komisioni i Ligjeve anuloi mbledhjen që kërkoi vetë me Dhomën e Avokatisë! Më vjen për të qeshur, KLP s'kishte kohë të njihej me materialin

Harta e re gjyqësore ka shkaktuar kaos në disa gjykata të vendit pasi avokatët kanë bojkotuar seancat gjyqësore. Për këtë arsye, Komisioni i Ligjeve kërkoi takim me Komitetin Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, por nuk u mbajt asnjëherë sepse e anuloi vetë. 

Arsyeja ishte se KLP kishte kohë të shkurtër për tu njohur me materialin. Për këtë ka folur kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia duke thënë se i vjen për të qeshur pasi e kishte menduar që mbledhja do të anulohej që kur u shty herën e parë.

"Të hënën që kaloi ishim lajmëruar që të nesërmen do ishim në një dëgjesë në Komisionin e Ligjeve për qëndrimin tonë. Çuditërisht ishte dhe e habitshme, pati një telefonatë nga kryetarja e Komisionit, e cila më tha se mbledhja ishte shtyrë për këtë të hënë sepse materiali ishte nisur në prokurorinë e KLP dhe kishin planifikuar që të ishin dhe ata në dëgjesë. Nuk është për të qeshur por më vjen për të qeshur se i thashë komitetit që nuk do bëhet mbledhja. Nuk u bë sepse KLP kishte kohë të shkurtër për tu njohur me materialin", tha Maksim Haxhia.

Ora 11:05
Dhoma e Avokatisë në Pogradec në protestë: Bojkot pa afat nëse nuk rishikohet harta e re gjyqësore

Dhoma e avokatisë në Pogradec protestë me qytetarët dhe grupet e interesit që cenohen nga harta e re gjyqësore. Këtë të mërkurë dhoma e avokatisë në Pogradec ka organizuar protestë për hartën e re gjyqësore e cila mbyll gjykatën e rrethit gjyqësor Pogradec.

Protesta e cila është mbajtur në sheshin e gjykatës me pjesëmarrjen e avokatëve, noterëve, qytetarëve, ekspertëve, psikologëve etj ka zgjatur rreth 1 orë ndërsa avokatët përmes kësaj proteste kanë paralajmëruar bojkot pa afat për të gjitha seancat gjyqësore dhe rikthimin e protestave më të mëdha se kjo nëse nuk do të merren masa për rishikimin e hartës së re gjyqësore.

Krahë avokatëve kanë qenë edhe qytetarët të cilët shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë rrugët e gjata dhe kostot e shtuara për çdo rast nëse do të mbyllet gjykata e Pogradecit. Harta e re gjyqësore në qarkun e Korçës do të pasojë me mbylljen e Gjykatës së Apelit, Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative si dhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Pogradec.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 29/06/2022 21:01

    Bojkot per interesa e avokateve mbasi nuk korruptojn dot gjyqtaret

    Përgjigju
  • Arber: 29/06/2022 17:51

    Shum mir bejn .Do presim Magjistraturen dhe KLGj sa te beje magjistrate pjellat e ketyre qe ka hequr vettingu dhe "ti bejm gjykatat funksionale" .Po pse aksesi ne drejtesi qenka ne doren e ca figurave te dyshimta qe duan ta vertisin sipas interesave me synik kontrollin mbi sistemin e drejtesise dhe venuien e saj ne sherbim te kkaneve te caktuara .Avokatet bravo ju qofte dhe eshte ajka e juristeve te vetmit qe nuk ja kan nevojen askujt dhe fale pavaresise ekonomike kane kete lloj kurajoje te munguar per shqiptaret .Bravo dhe mos u dorezoni sepse keta pagatoret puthadoret servilet e dallaverazhinjte nuk mund te menaxhojne drejtesine .

    Përgjigju
  • x...: 29/06/2022 16:51

    Ik ore maksut dil ne pension se boll i ke rrjepur hallexhijte

    Përgjigju
  • jaku: 29/06/2022 15:36

    nese avokatet nuk shkojne neper gjyqe as per masat e sigurise lufta e tyre e drejte eshte e fituar ne pak kohe. shteti eshte i detyruar ti liroje te gjithe te paraburgosurit nese tejkalohen afatet e procedurave dhe sbesoj qe kjo i leverdis qeverise. pra rama duhet qe me urgjence e dhimbje te beje hapin pas ne lidhje mw harten e cmendur gjyqsore qe deshiron te serviri.

    Përgjigju
    • Bajza: 29/06/2022 17:42

      keshtu eshte kur i bejne reformat pa ata qe vuajne pasojat e ketyre reformave. kjo reforme po tregon farsen e te ashtequajturit kosultim me grupet e interest qe ne cdo rast behet sa per te thene qe e beme. pergezoj komunitetin e avokateve qe po ja perplas syve qeverise farsen e rradhes. shpresoj te mbajne te njejtin qendrim dhe per tatimin mbi profesionet e lira i cili eshte nje diskriminim qe i behet klases se shkolluar qe shteti kerkon te mbushe arken e zbrazur nga korrupsioni i ketyre qe na rrjepin cdo dite.

    • Kumlla: 29/06/2022 16:42

      Ku keni qene sa here ka pasur avokatura probleme? Pse ka “greva” vetem kur cenohet xhepi i Maksit? Ne kete mes luhet dicka shume me e madhe se shqetesimi per interesin e qytetareve. Lerini pallavrat. Kjo rremuje po behet se avokatet e rretheve sdo kene me mundesi te bejne pazare me gjyqtaret e rretheve. Dikujt qartazi nuk i intereson centralizimi se humbet pushtetin e bajrakut te vet. Qytetaret prap do vazhdojne te zvarriten me vite neper gjykata…

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump

‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump