
Pas bojkotit të mësimit nga nxënësit e vitit të dytë të gjimnazit “Siri Shapllo”, Bashkia e Gjirokastrës bën me dije se do të ri-investojë në hidroizolimin e godinës të shkollës.
Drejtoresha e Arsimit në Bashkinë e Gjirokastrës, Doriana Demo në një reagim për Report Tv ka zbuluar hapat që do të ndërmarrë në vazhdim ky institucion në përmirësimin e kushteve në këtë shkollë.
Dhjetorin e kaluar një firmë kishte marrë përsiper hidroizolimin e pjesshëm të godinës e bashkë me të edhe sistemin e shkarkimit te ujerave. Sipas Demos pritet që në muajin qershor të këtij viti, të investohen të tjera fonde për hidroizolimin e godinës.
Ndërkohë nxënësit e klasave të 11-ta, këmbëngulin në bojkot për 2 javë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për kushtet mësimore.
Lajmi kryesor:
Pikon çatia e shkollës, gjimnazistët bojkotojnë mësimin! Bashkia Gjirokastër pranon: Firma kreu punime pa cilësi











