Pikon çatia e shkollës, gjimnazistët bojkotojnë mësimin! Bashkia Gjirokastër pranon: Firma kreu punime pa cilësi

Nxënësit e vitit të dytë të gjimnazit ‘Siri Shapllo’ në Gjirokastër kanë bojkotuar procesin mësimor prej kushteve të papërshtatshme në klasa. Ata kanë bërë thirrje që Bashkia të marrë masa pasi pikon çatia e shkollës!

“Neve po bëjmë këtë protestë sepse kushtet në shkollë nuk janë të përshtatshme për mësim pasi kati ku ne rrimë, shumica e klasave kanë lagështirë. Nuk po merret asnjë masë. Kanë ardhur të inspektojnë para 1 muaji, kanë thënë do e rregullojmë dhe s’kanë bërë asnjë lloj gjëje.  Dje erdhi kryetari i bashkisë dhe tha do rregullohet.

Nuk kemi as ngrohje, i kemi blerë vetë ngrohëset. Klasat në katin e 3-të pikojnë.

"Kanë dalë klasa jashtë. Do vazhdojmë derisa të rregullohen kushtet. Na kanë thënë të futemi në shkollë se do marrim mungesa.

Klasat ku ne rrimë kanë lagështirë dhe nuk po merret asnje mase”, thanë nxënësit.

Gjimnazi është rikonstruktuar në vitin 2015, ndërsa dy muaj më parë u kryen disa riparime në çati, për të cilat Bashkia e Gjirokastrës pranon se janë kryer pa cilësi nga firma e kontraktuar prej saj.

Pavarësisht kërkesës së nxënësve për rikonstruksion të shpejtë, zyrtarja e bashkisë tha se vetëm në qershor do të investohet për hidroizolimin e godinës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:16
Nxënësit i lanë afat 2 javë ose nuk futen në mësim, Drejtoria e Arsimit Gjirokastër: Hidroizolimin do e bëjmë në qershor

1677582833_Screenshot4.jpg

Pas bojkotit të mësimit nga nxënësit e vitit të dytë të gjimnazit “Siri Shapllo”, Bashkia e Gjirokastrës bën me dije se do të ri-investojë në hidroizolimin e godinës të shkollës.

Drejtoresha e Arsimit në Bashkinë e Gjirokastrës, Doriana Demo në një reagim për Report Tv ka zbuluar hapat që do të ndërmarrë në vazhdim ky institucion në përmirësimin e kushteve në këtë shkollë.

Dhjetorin e kaluar një firmë kishte marrë përsiper hidroizolimin e pjesshëm të godinës e bashkë me të edhe sistemin e shkarkimit te ujerave. Sipas Demos pritet që në muajin qershor të këtij viti, të investohen të tjera fonde për hidroizolimin e godinës.

Ndërkohë nxënësit e klasave të 11-ta, këmbëngulin në bojkot për 2 javë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për kushtet mësimore.

Ora 10:22
U rikonstruktua 3 vite më parë, pamje nga ambientet e brendshme të gjimnazit Siri Shapllo në Gjirokastër! Lagështirë në muret e klasave

 

Këto janë pamjet nga ambientet e brendshme të spitalit ‘Siri Shapllo’ në Gjirokastër. Pavarësisht se është rikonstruktuar vetëm tre vite më parë, siç shihet dukshëm, në muret e ambienteve të brendshme ka prezencë të lartë lagështie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar