Bojkoti i PD, shumica shtyn 
​Vettingun pas zgjedhjeve
Skeda/Ja si mungesa e PD bllokon Vettingun

Bojkoti i PD, shumica shtyn <br />​Vettingun pas zgjedhjeve<br />Skeda/Ja si mungesa e PD bllokon Vettingun
Vendimi i Parlamentit për ta rikthyer procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për organet e Vetingut në stadin fillestar, shtyn zbatimin e Vetingut pas zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit.

Vendimi i Parlamentit urdhëron Avokatin e Popullit jo vetëm për të rivlerësuar 192 kandidatët që kanë aplikuar, por që të rihapë edhe një herë procedurat për aplikimet e reja.

Pranimi i aplikimeve të reja për të shërbyer në institucionet e Vetingut, e detyron Avokatin e Popullit të respektojë afatet e parashikuara në ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kështu thotë edhe vendimi i miratuar mbrëmë nga Parlamenti. Ndërkaq, konsumimi i të gjitha afateve të parashikuara në ligj, nga institucionet përkatëse, mundëson që organet e Vetingut të mos ngrihen para datës 26 Qershor, pra pas zgjedhjeve parlamentare.

Por, edhe sikur Avokati i Popullit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Kuvendi të mos i konsumojnë afatet maksimale të parashikuara në ligj, Parlamenti pritet t’i mbyllë punimet që në maj.

Afatet për Avokatin e Popullit dhe ONM
Referuar vendimit të Kuvendit, nga data 7 mars deri në datën 14 mars, Avokati i Popullit do të administrojë aplikimet e reja për të shërbyer në organet e Vetingut.

Brenda 7 ditëve nga përfundimi i procesit të aplikimit, pra deri në datën 21 Mars, Avokati Popullit, në konsultim me vëzhguesit ndërkombëtarë, përpilon një listë të re me kandidatët të cilët plotësojnë kriteret formale për secilin pozicion dhe një listë me kandidatët të cilët nuk i plotësojnë këto kritere. Më tej, një komision i përbërë nga të paktën tre përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vlerëson kandidatët brenda 14 ditëve.

Data 4 prill është afati i fundit që ekipi i vëzhguesve ndërkombëtar t’i dorëzojë Avokatit të Popullit zarfin me listën me kandidatët të cilët kanë marrë vlerësime pozitive apo negative. Avokati i Popullit ia përcjell listën menjëherë Kuvendit.

Afatet për Kuvendin
Kuvendi, brenda tre ditësh nga marrja e listës së kandidatëve, pra brenda datës 7 prill, miraton krijimin dhe përbërjen e një komisioni ad hoc me gjashtë anëtarë, të ndarë në mënyrë të barabartë midis shumicës dhe pakicës parlamentare, për vlerësimin e kandidatëve.

Brenda dhjetë ditëve nga krijimi i tij, komisioni ad hoc i përcjell listën e hartuar sipas procedurave, Kuvendit. Lista duhet të paraqitet brenda datës 17 prill. Kuvendi, brenda 10 ditëve nga marrja e listës së kandidatëve, të cilët i plotësojnë kriteret formale, listës së kandidatëve, të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale, dhe listës së rekomandimeve të ONM, miraton krijimin dhe përbërjen e dy komisioneve ad hoc të përzgjedhjes.

Brenda 30 ditëve, pra brenda datës 27 Maj, nga konstituimi i tij, komisioni ad hoc i përzgjedhjes, zhvillon procedurën për votimin e kandidatëve. Në mbledhjen e parë të secilit komision ad hoc përzgjedhës miratohet kalendari i zhvillimit të seancave dëgjimore me kandidatët, si dhe ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për njoftimin e kandidatëve. Brenda 10 ditëve, pra brenda datës 6 qershor, Kuvendi duhet të miratojë listën e kandidatëve në bllok me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve.

Por, nëse Kuvendi nuk e miraton listën e kandidatëve në bllok, Kryetari i Kuvendit ia kthen atë komisioneve ad hoc për përsëritjen e procesit të përzgjedhjes dhe për dërgimin e një liste të dytë brenda 10 ditëve, pra brenda datës 16 qershor. Kuvendi, brenda 10 ditëve, pra brenda datës 26 qershor, nga dërgimi i listës së dytë, mund ta rrëzojë në bllok listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve të tij. Në rast se lista nuk rrëzohet, kandidatët e përzgjedhur konsiderohen të zgjedhur.
 
 
Të gjitha afatet e reja për Vetingun
7-14 mars afati për aplikimet e reja për të shërbyer në organet e Vetingut.
21 Marsi afati për Avokatin e Popullit për hartimin e listës së re me kandidatët që i plotësojnë kriteret formale.
4 prilli afati për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit për verifikimin e kandidatëve. 
7 prilli afati për Kuvendin për ngritjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve.
17 prilli afati për komisionin ad hoc për dërgimin e listës tek dy komisione përzgjedhëse.
27 prilli afati për Kuvendin për ngritjen e dy komisioneve ad hoc të përzgjedhjes.
27 Maji afati për dy komisionet ad hoc të përzgjedhjes për votimin e kandidatëve.
6 qershori afati për Kuvendin për miratimin e listës në bllok t֝ kandidatëve me 3/5 e votave të të gjithë anëtarëve.
16 qershori afati i fundit për dy komisionet ad hoc për përsëritjen e përzgjedhjes nëse Kuvendi nuk e miraton listën e parë në bllok.
26 qershori afati i fundit për Kuvendin për rrëzimin e listës në bllok me 2/3 e të gjithë anëtarëve të tij, ndryshe emrat në lista konsiderohen të zgjedhur. 

bojkoti i pd

Vendimi i Parlamentit urdhëron Avokatin e Popullit jo vetëm për të rivlerësuar 192 kandidatët që kanë aplikuar, por që të rihapë edhe një herë procedurat për aplikimet e reja.


  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Të monitorohet furnizimi me karburant!' Ministri i Financave Malaj inspektim në Porto Romano! Gazheli: Viti do mbyllem 700 mijë tonë karburant të importuar

'Të monitorohet furnizimi me karburant!' Ministri i Financave Malaj inspektim në Porto Romano! Gazheli: Viti do mbyllem 700 mijë tonë karburant të importuar