Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për referendumin në komunat veriore. Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkruan se Kosova u dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktual dhe të zgjedhin kryetarët e rinj por masa më e madhe nuk e shfytëzuan për shkak të presionit nga Beogradi përmes Listës Serbe. Siç shkruan Osmani, presidenti serb shkeli fjalën që u kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë.
“Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”.
“Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë. E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë, si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin. Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, ka shkruar Osmani.
Lajmi kryesor:
Serbët bojkotojnë zgjedhjet, shqiptarët mbeten në krye të komunave në veri të Kosovës! Osmani: Vuçiç shkeli fjalën që u dha ndërkombëtarëve
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2956
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32