Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mundësia e vazhdimit të bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet.

Ky paralajmërim vjen pasi Serbia e varrosi me nderime shtetërore dhe ushtarake Ratko Mlladiç, të dënuarin për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

"Siç e dini, diskutimet mbi Grupin 3 janë duke u zhvilluar aktualisht me shtetet anëtare. Dhe, për këtë diskutim duhet të merren parasysh zhvillimet e fundit politike që i kemi parë", tha Guillaume Mercier, zëdhënësi i Komisionit Evropian për zgjerimin, në një konferencë për shtyp të martën. Kujtojmë se Serbia që nga viti 2021 nuk ka hapur ende asnjë grupkapitull të ri negociatash.


Lajmi kryesor:

BE paralajmëron rishikimin e negociatave me Serbinë pas nderimeve për Ratko Mlladiçin! Von der Leyen: Pamje tronditëse, Bosnja dëbon 2 diplomatë