Bojkoti, Klosi: Tentativë e mjerë e PD
për të bllokuar Reformën në Drejtësi

Bojkoti, Klosi: Tentativë e mjerë e PD<br />për të bllokuar Reformën në Drejtësi
Miratohet në Kuvend “Projektligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve” . Me 71 vota mazhoranca parlamentare miratoi projektligjin e MMSR për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve.
 
Ministri Klosi prezantoi risitë e ligjit për fëmijët, që miratohet për herë të parë pas draftit deklarativ të miratuar në 2010.
 
Gjatë fjalës së tij në kuvend, ministri Klosi vuri theksoi risitë e ligjit, ku për herë të parë parashikohet edhe heqja e të drejtës së prindërimit.
 
“Risia tjetër thelbësore ka të bëjë me pezullimin e të drejtës së prindërimit në rast se fëmija merret në mbrojtje.
 
Ministri Klosi vuri theksin tek pengesa që ka sjellë sistemi i drejtësisë edhe në rastet e mbrojtjes së fëmijëve.
 
 “ Për të mos thënë se nuk kemi patur me vete sistemin e drejtësisë.  Shumica e rasteve të ndjekjeve penale të nxjerrësve të fëmijëve në mënyrë të përsëritur në rrugë, nuk janë ndjekur nga organet e drejtësisë.  Shumica e këtyre rasteve jane pushuar nga prokuroria, me arsyetimin se nuk ka shfrytëzim të fëmijës. Rezultati është i dukshëm: të gjithë fëmijët e ketyre prindërve  i keni akoma nëpër rrugët e Tiranës, Durrësit, Vlorës e Fierit duke lypur ose duke punuar në rrugë! Ku është interesi më i larte i fëmijës në këto vendime? Ku është drejtësia që të paktën tek mbrojtja e fëmijëve duhet të kishte ndjeshmërinë për tu ngritur në lartësinë e detyrë për të dhënë drejtësi. Ndaj është e kaq e rëndësishme të nderuar kolegë, të vijojmë me miratimin e plotë të paketës së reformës në drejtësi, ndaj është kaq e rëndësishme të mos ndalemi për asnjë shkak dhe nga asnjë pengesë po i bëhet reformës në  drejtësi nga çadra e opozitës ngritur në bulevard”,-deklaroi ministri Klosi.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)