Boks, dueli mijëvjeçar mes
Mayweather e McGrego

Boks, dueli mijëvjeçar mes<br />Mayweather e McGrego
Është gjithçka gati për duelin e mijëvjeçarit, mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor.

Dy kampionët e ringut, do të përballen në një ndeshje të vërtetë boksi në Las Vegas, sonte në mbrëmje me orën lokale amerikane, e në orët e para të mëngjesit të së Dielës në vendin tonë.

Ajo mes Mayweather dhe McGregor, do të jetë një përballje mes një prej boksierëve më të fortë të të gjitha kohërave dhe yllit të arteve marciale miks .

Rekordi i amerikanit me 49 ndeshje pa asnjë humbje,përballë irlandezit 29-vjeçar që nuk ka marrë pjesë asnjëherë në karrierën e tij në një ndeshje të boksit profesionist e bën akoma më interesant këtë duel.

Të dy rivalët do të përdorin dorezat e boksit, dhe asnjëri nga të dy nuk mund të bëjë goditje si në artet marciale. Dy boksierët do të ndeshen me doreza 8 onz, ashtu siç e kanë kërkuar dy rivalët, një ndryshim i rëndësishëm për sportin e boksit pasi për peshat “Superwelter” përdoren doreza 10 onz.

Shifrat e kësaj përballjeje janë vërtet të çmendura dhe e bëjnë këtë duel akoma më spektakolar. Një biletë për të ndjekur ndeshjen mes kampionit amerikan dhe irlandezit ka kushtuar nga 1 mijë deri në 40 mijë Dollarë.

Beteja mediatike dhe fakti që në ring do të hipin dy nga kampionët më të mëdhenj të ringut, e bën sfidën Mayweather-McGregor më fitimprurësin e historisë së boksit

Pavarsisht rezultatit të ndeshjes, Mayweather do të arkëtojë minimalisht 100 milionë Dollarë nga kjo sfidë, ndërsa McGregor, 75 milionë, ndërsa organizatorët priten të grumbullojnë rreth 600 milion dollarë

Rekordi i amerikanit me 49 ndeshje pa asnjë humbje do të jetë në lojë kundër yllit të arteve marciale mikse Mc Gregor në duelin e mijëvjeçarit, në T Mobile Arena të Las vegasit një event i shumëpritur ky, i titulluar dhe si
dueli i mijëvjeçarit.

Reaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me sende te forta 2 autobusët me tifozë të Skënderbeut, po ktheheshin nga ndeshja me Partizanin! Thyhen xhamat

Sulmohen me sende te forta 2 autobusët me tifozë të Skënderbeut, po ktheheshin nga ndeshja me Partizanin! Thyhen xhamat